LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Fiks Fare" denoncon skandalin e vezëve të importuara

8 Prill 2015, 18:40, Aktualitet CNA

Fiks fare edhe mbrëme në darkë vijoi investigimin ku tregohet me ze dhe figure se si futet veza kontrabande pa asnjë   kontrolli doganor   dhe certifikatë origjine që të siguroj cilësinë e saj.

Sipas Ligjit importi i vezëve ne vendin tone lejohet vetëm nga vende te bashkimit Europian. Maqedonia, vendi ku u blenë vezët,  nuk është shtet qe bën pjese në  Bashkimin Europian. Per këtë arsye importi i ligjshëm i vezës nga ky shtet kryhet vetëm ne rastin ku vet MInistri i bujqësisë nxjerr një urdhër për ngarkesën që ka paraprakisht një leje importi.

Fiks Fare tregoi hap pas hapi  se cila është rruga qe ndjekin persona të papërgjegjshëm për te futur vezën nga ky shtet në mënyrë të paligjshme  në  këmbim të fitimeve personale.

Për 50 kuti vezësh me 360 kokrra secila cmimi ishte 250 mijë lekë për personat që bënin transportin dhe 250 mijë sipas tyre për doganën maqedonase dhe atë shqiptare.

Fiks fare në stabilimentin  e pularisë në Maqedoni bleu  15 kuti me nga 360 kokrra veze secila.

Personat që dolën garant për ti kaluar në   dogane kundrejt pagesës fillimisht u shprehen qe kishin frike te punonin me tregtarët (gazetarët e fiksit)  pasi nuk i  njihnin. Madje aluduan qe ata mund të kishin të bënin edhe me  krimin  ekonomik.

Pasi u bë pagesa, rreth 453 Euro për 5400 kokrra vezë,  ata bashke me pronarin maqedonas të pularisë , ngarkuan vezët ne makinën tip kombi me targa bullgare.

Ajo makine sipas tyre mbante deri në  50 kuti. Nuk ishte frigoriferike dhe nuk plotësonte asnjë kusht për transportin e vezës.

Ata tregojnë për kameran e fshehtë të fiksit qe kane futur në këtë mënyrë me mijëra veze Shqipëri nga dogana e goricës ne Korcë

Sipas tyre kalimi në doganë do të bëhet në orët e vona të natës ose në orët e para të mëngjesit nga kjo pikë doganore. Gjithashtu dolën garant që kjo ngarkesë nuk do të ndalohej nga policia dhe do dorëzimi do të bëhej në qytetin e Korcës.

Dorëzimi u bë në qytetin e Korcës ditën e nesërme në mëngjes. Vezët u shkarkuan nga e njëjta makinë në të cilën u ngarkuan në Maqedoni me targa bullgare. Sipas djemve që bën kalimin ata kishin hasur vështirësi në doganën maqedonase dhe kalimi ishte bërë gjatë gjithë natës kuti pas kutije. Nga Korca këto vezë u ngarkuan në një furgon i cili arriti në Tiranë pa asnjë lloj pengese.

Por nga cila doganë u kaluan vezët dhe si?

Djemtë që i transportuan pretenduan që për të bërë kalimin në doganën e Goricës dhe Stenjës në Maqedoni kishin r rënë paraprakisht dakord sipas tyre me doganierët. Fiks fare nëpërmjet targës së makinës që u ngarkuan vezët në Maqedoni bëri verifikimin në sistemin TIMS të kontrollit të policisë kufitare. Në Shqipëri rezulton se në datat që u bë ky transport i jashtëligjshëm personat dhe makina nuk rezultojnë  të regjistruar në sistemin Tims, jo vetëm të doganës së Goricës por në të gjithë kufirin Shqiptar.^

Gjithashtu Fiks fare i kërkoi dhe informacion pranë drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nëse mund të shihej nga pamjet filmike kalimi në doganën e Goricës. Por sipas tyre në këtë doganë nuk ka një sistem sigurie, nuk ka kamera që filmojnë 24 orë pikën doganore.

Dogana e Goricës është një nga pikat kufitare ku bëhen zhdoganime të ndryshme dhe si vend kandidat i bashkimit evropian duhet të jetë i pajisur me sistem kamerash. Kjo pike doganore dhe kufitare nuk ka nje sistem sigurie.

Sipas informacionit të Fiks Fare kontrabanda e vezëve  bashkë me atë të  mishit apo edhe produkteve te tjera ushqimore qe hyjnë nga vendet fqinje pa u kontrolluar ka vite që bëhet. Kjo mund te sjellë një ulje te cmimit te produktit por rrit riskun e kontaminimit , helmimit apo edhe përhapjes se sëmundjeve si salmonela nëse këto produkte nuk kontrollohen. Konsumatori shqiptar nuk është i sigurt.

 

Lajmet e fundit nga