Connect with Us

“Fiks Fare” denoncon skandalin e vezëve të importuara

Aktualitet

“Fiks Fare” denoncon skandalin e vezëve të importuara

Publikuar

-

Fiks fare edhe mbrëme në darkë vijoi investigimin ku tregohet me ze dhe figure se si futet veza kontrabande pa asnjë   kontrolli doganor   dhe certifikatë origjine që të siguroj cilësinë e saj.

Sipas Ligjit importi i vezëve ne vendin tone lejohet vetëm nga vende te bashkimit Europian. Maqedonia, vendi ku u blenë vezët,  nuk është shtet qe bën pjese në  Bashkimin Europian. Per këtë arsye importi i ligjshëm i vezës nga ky shtet kryhet vetëm ne rastin ku vet MInistri i bujqësisë nxjerr një urdhër për ngarkesën që ka paraprakisht një leje importi.

Fiks Fare tregoi hap pas hapi  se cila është rruga qe ndjekin persona të papërgjegjshëm për te futur vezën nga ky shtet në mënyrë të paligjshme  në  këmbim të fitimeve personale.

Për 50 kuti vezësh me 360 kokrra secila cmimi ishte 250 mijë lekë për personat që bënin transportin dhe 250 mijë sipas tyre për doganën maqedonase dhe atë shqiptare.

Fiks fare në stabilimentin  e pularisë në Maqedoni bleu  15 kuti me nga 360 kokrra veze secila.

Personat që dolën garant për ti kaluar në   dogane kundrejt pagesës fillimisht u shprehen qe kishin frike te punonin me tregtarët (gazetarët e fiksit)  pasi nuk i  njihnin. Madje aluduan qe ata mund të kishin të bënin edhe me  krimin  ekonomik.

Pasi u bë pagesa, rreth 453 Euro për 5400 kokrra vezë,  ata bashke me pronarin maqedonas të pularisë , ngarkuan vezët ne makinën tip kombi me targa bullgare.

Ajo makine sipas tyre mbante deri në  50 kuti. Nuk ishte frigoriferike dhe nuk plotësonte asnjë kusht për transportin e vezës.

Ata tregojnë për kameran e fshehtë të fiksit qe kane futur në këtë mënyrë me mijëra veze Shqipëri nga dogana e goricës ne Korcë

Sipas tyre kalimi në doganë do të bëhet në orët e vona të natës ose në orët e para të mëngjesit nga kjo pikë doganore. Gjithashtu dolën garant që kjo ngarkesë nuk do të ndalohej nga policia dhe do dorëzimi do të bëhej në qytetin e Korcës.

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ AKU me laboratorë të pa akredituar

Dorëzimi u bë në qytetin e Korcës ditën e nesërme në mëngjes. Vezët u shkarkuan nga e njëjta makinë në të cilën u ngarkuan në Maqedoni me targa bullgare. Sipas djemve që bën kalimin ata kishin hasur vështirësi në doganën maqedonase dhe kalimi ishte bërë gjatë gjithë natës kuti pas kutije. Nga Korca këto vezë u ngarkuan në një furgon i cili arriti në Tiranë pa asnjë lloj pengese.

Por nga cila doganë u kaluan vezët dhe si?

Djemtë që i transportuan pretenduan që për të bërë kalimin në doganën e Goricës dhe Stenjës në Maqedoni kishin r rënë paraprakisht dakord sipas tyre me doganierët. Fiks fare nëpërmjet targës së makinës që u ngarkuan vezët në Maqedoni bëri verifikimin në sistemin TIMS të kontrollit të policisë kufitare. Në Shqipëri rezulton se në datat që u bë ky transport i jashtëligjshëm personat dhe makina nuk rezultojnë  të regjistruar në sistemin Tims, jo vetëm të doganës së Goricës por në të gjithë kufirin Shqiptar.^

Gjithashtu Fiks fare i kërkoi dhe informacion pranë drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nëse mund të shihej nga pamjet filmike kalimi në doganën e Goricës. Por sipas tyre në këtë doganë nuk ka një sistem sigurie, nuk ka kamera që filmojnë 24 orë pikën doganore.

Dogana e Goricës është një nga pikat kufitare ku bëhen zhdoganime të ndryshme dhe si vend kandidat i bashkimit evropian duhet të jetë i pajisur me sistem kamerash. Kjo pike doganore dhe kufitare nuk ka nje sistem sigurie.

Sipas informacionit të Fiks Fare kontrabanda e vezëve  bashkë me atë të  mishit apo edhe produkteve te tjera ushqimore qe hyjnë nga vendet fqinje pa u kontrolluar ka vite që bëhet. Kjo mund te sjellë një ulje te cmimit te produktit por rrit riskun e kontaminimit , helmimit apo edhe përhapjes se sëmundjeve si salmonela nëse këto produkte nuk kontrollohen. Konsumatori shqiptar nuk është i sigurt.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Pasojat që vijnë nga detyrimet e prapambetura

Publikuar

-

Nga

Pasojat që vijnë nga detyrimet e prapambetura

Krijimi i detyrimeve të prapambetura paraqiste në vetvete një sërë problematikash serioze dhe parandalimi i tyre është i rëndësishëm si për financat publike ashtu edhe ekonominë.

Azmi Stringa, ish drejtor i Auditimit të Buxhetit në Kontrollin e lartë të shtetit (KLSH) që ka përvojë në auditimin e buxhetit tha se detyrimet e prapambetura përbëjnë një borxh të fshehur për angazhime të ndërmarra dhe punë/shërbime të kryera nga sektori privat, çka ndikon në raportimim real të deficitit dhe borxhit publik.

Detyrimet e prapambetura, lejojnë qeverinë të ndërmarrë më shumë shpenzime sesa janë miratuar nga Kuvendi (të shpenzosh përtej kapaciteteve të tua), duke keqraportuar treguesit e zbatimit të buxhetit, si dhe duke ndikuar më pas në kapacitetet shpenzuese reale në vitet në vijim.

Detyrimet lejonin qeveritë të shpenzonin më shumë në vite elektorale dhe me ndikim në fushatë, duke hapur më shumë punë publike se kapacitetet e financave publike, duke ndikuar në demokraci. Ato ndikojnë negativisht në ekonomi, duke mbajtur likuiditet ndaj sektorit privat (të gjithë zinxhirin e furnizimit) dhe duke e vënë atë në vështirësi, çka në vetvete ndikon edhe performancën e sistemit bankar (përfshi kreditë e këqija).

Sipas Stringës detyrimet e prapambetura ndikojnë negativisht në nxitjen e arbitraritetit dhe korrupsionit, ku për të përfituar pagesën nga institucionet, biznesi mund të jetë i detyruar të rrijë në mëshirën e titullarëve apo të kryente pagesa informale ndaj tyre.

“Nëse ne shohim krijim detyrimesh të prapambetura, vëmendja duhet të fokusohet tek çfarë ka shkuar keq në hartimin, zbatimin, monitorimin dhe raportimin e buxhetit të shtetit. Duke qenë se detyrimet e prapambetura janë simptomë, pasojë, vëmendje i kushtohet shkakut të krijimit të tyre. Parandalimi apo detektimi në kohë i detyrimeve të prapambetura nuk fokusohet vetëm te fatura e mbajtur pa paguar, por duke adresuar problemet në të gjithë ciklin buxhetor” tha Stringa.

Sipas tij, parashikimet optimiste të rritjes ekonomike dhe të ardhurave buxhetore, sillnin buxhetim përtej kapaciteteve të shpenzimeve publike. Mos materializimi i rritjes ekonomike dhe të ardhurave sillte më pas ose një deficit dhe borxh publik më të lartë, ose krijim detyrimesh të prapambetura, në kushtet e limiteve të vendosura në deficit dhe borxh publik nga Kuvendi. Një risk real është tendenca e qeverive për të qenë më optimiste në planifikim me qëllim ndërmarrjen e më shumë shpenzimeve, edhe gjatë viteve elektorale.

Gjithashtu buxhetimi i shpenzimeve kërkon menaxhim të mirë të ndërmarrjes së angazhimeve buxhetore (pra kontratave të firmosura me privatin). Pra nëse do kontroll mbi detyrimet në fazë fature kur bëhen të pagueshme, duhet të kesh kontroll të mirë që në fazën e prokurimit dhe në fazën e firmosjes së kontratës, tha ai.

Masat e forta të 2016 për parandalimin e detyrimeve po injorohen

Për të adresuar problematikën që i ishte krijuar me detyrimet e prapambetura, në bashkëpunim më aktorët ndërkombëtar, u bënë përmirësime në Ligjin për Menaxhimin e sistemeve e kontrollit dhe masat administrative të përcaktuara në legjislacionin në fuqi gjatë vitit 2016. Stringa tha se në çdo ligj vjetor të buxhetit, fillestar apo të rishikuar, si dhe në planifikimet e buxhetit afatmesëm, raporti i borxhit publik ndaj PBB do të planifikohet më i ulët se niveli i vlerësuar për vitin pararendës, deri atëherë kur niveli i borxhit të arrijë dhe qëndrojë poshtë nivelit 45 për qind të PBB.

Një masë tjetër ligjore është, vlera e PBB-së, nominale në lekë, e cila do të përdoret për llogaritjen e raportit të borxhit publik ndaj PBB-së për vitet buxhetore që planifikohen dhe për vitin pararendës, nuk mund të jetë më e lartë se vlera përkatëse e parashikuar ose vlerësuar në raportin “Perspektiva ekonomike botërore” (World Economic Outlook), të Fondit Monetar Ndërkombëtar, më i fundit i publikuar në kohën kur ligji vjetor i buxhetit dorëzohet për miratim në Kuvend.

Në çdo ligj vjetor fillestar të buxhetit, si dhe në planifikimet e buxhetit afatmesëm, kur rritja reale e PBB, e parashikuar në raportin përkatës “Perspektiva ekonomike botërore”, të FMN-së, është, të paktën 5 për qind, atëherë deficiti i përgjithshëm nuk mund të jetë më i lartë se 2 për qind e PBB-së

U vendos neni për “Kontrollin e ekzekutimit të buxhetit në vitet elektorale” që kishte si qëllim që Qeveritë të mos mbi shpenzonin dhe përdornin deficitin e vitit në pjesën e parë të tij për qëllime elektorale duke qenë që zgjedhjet mbahen zakonisht në Qershor dhe Legjislacioni ri fillon në shtator.



U rishikua dhe qartësua radha prioritare në kryerjen e pagesave, me parimin kush hyn i pari paguhet i pari për të mos lënë mundësi selektiviteti për kë paguhet i pari nga Thesari.

U rishikuan përgjegjësitë e Nëpunësit Autorizues dhe Nëpunësit Zbatues. U rishikua dhe qartësua radha prioritare në buxhetim, ku shpenzimet në proces kanë prioritet ndaj atyre të reja. Projektet shumëvjeçare duhet të buxhetoheshin në vlerën e plotë në PBA, dhe me fondet për secilin vit, ku në vitin e parë nuk mund të fillojë procedurë prokurimi nëse nuk ke në dispozicion të paktën 20% të vlerës.

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ AKU me laboratorë të pa akredituar

LEXO EDHE:  Fiks Fare/Abuzimet në ndeshje, kryeqytetasit zvarrisin hetimin

Pjesa e mbetur duhet të ishte e parashikuar në vitet në vijim. Urdhri i Prokurimi përcaktonte vitet që e financonin dhe vlerat dhe regjistrimi i kontratave shumëvjeçare në Sistemin informatik të Thesarit duhet të regjistroheshin në vlerën e plotë sipas viteve përkatëse.

Njësitë që operonin në sistemin e thesarit nuk mund të fillonin procedura prokurimi pa marrë nga Ministria e Financave konfirmimin që fondet e parashikuara në Urdhër Prokurimi janë brenda limiteve të buxhetura. Ky është një kontroll parandalues, që ka synim mos lejimin e marrjes së angazhimeve në forme kontratuale pa fonde në dispozicion.

U përcaktua detyrimi për institucionet buxhetore për regjistrimin e angazhimeve/kontratave në sistemin e thesarit brenda 3-5 ditëve. Pra këtu ideja që kontratat të mos rrinë në sirtar dhe mundëson jo vetëm monitorimin e tyre por edhe të detyrimeve financiare si faturat që lindin prej tyre.

U vendos limiti kohor ku pas datës 15 tetor të vitit, nëpunësit autorizues nuk mund të ndërmarrin angazhime të reja gjatë vitit buxhetor, nëse nuk janë pjesë e PBA-së për vitin tjetër (pra planifikuar në vitin tjetër). Kjo bazohet në parimin që risku i mosrealizimit brenda vitit të kontratave të nënshkruara pas datës 15 Tetor është i lartë, dhe ose do sillte që në vitin pasardhës të kishim fatura për shpenzime që nuk të mbështetura me fonde ose riskun e realizimit fiktiv të shpenzimeve dhe faturimit me qëllim mos djegien e fondeve për vitin buxhetor.

U vendos afatit 30 ditor për regjistrimin e faturave në Thesar nga institucionet buxhetore. Afati fillon nga data e faturës. Kjo pikë në ligj u vendos pikërisht për garantuar mos mbajtjen e faturave pa paguar nga subjektet buxhetore. Kjo bën të mundur jo vetëm parandalimin dhe pagesën në kohë të faturave por edhe ndihmon në buxhetim si dhe në monitorimin e detyrimeve të prapambetura që mund të krijohen.

Për të zbatuar masat e reja u rishikuan edhe penalitete me rritje për nëpunësit që nuk i respektonin ato.
Me ndryshimet e vitit 2016, në ligjin Organik të Buxhetit në nenin 71, Kundërvajtjet Administrative, të gjobave nga 1-3 paga mujore për mos regjistrim në kohë të angazhimeve dhe 3-7 paga mujore për mos regjistrim në kohë të faturave për drejtuesit e institucioneve.

Siç thuhet ne këtë nen “Çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë.” Këtu pasqyrohet edhe rëndësia e këtyre masave për ligjvënësin.
Stinga thotë se, Ligji për Menaxhimin Buxhetor në RSH është shumë i rreptë për marrjen e angazhimeve (firmosje kontratash) nga institucionet publike pa pasur fondet në dispozicion.

Në nenin 51, Menaxhimi i Angazhimeve, shprehet qartë se “Angazhimet e ndërmarra nga njësitë shpenzuese jashtë fondeve të parashikuara në ligjin e buxhetit vjetor dhe në vendimin e këshillit të njësisë së qeverisjes vendore për buxhetin ose në kundërshtim me këtë akt ose akte të tjera ligjore, nuk përfshihen si pjesë e detyrimeve financiare të qeverisjes së përgjithshme. Kur nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes së përgjithshme merr përsipër angazhime jashtë fondeve të parashikuara në buxhet ose në kundërshtim me këtë akt apo akte të tjera ligjore është përgjegjës për shlyerjen e detyrimit.” “

Legjislacioni në fuqi, i përmirësuar në bashkëpunim me BB dhe FMN në vitin 2016, nuk parashikon apo lejon asnjë rast të krijimit të detyrimeve të prapambetura. Krijimi i detyrimeve të prapambetura automatikisht shoqërohet me thyerje të të paktën një ose me shumë neneve të Ligjit Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në RSH dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Fatkeqësisht, megjithëse thyerjet e disiplinës fiskale janë të përhapura, përsëritura dhe dokumentuara edhe nga KLSH, asnjë masë nuk është marrë ndaj këtyre titullarëve, siç përcaktuar në legjislacionin në fuqi, çka ngarkon me përgjegjësi jo vetëm këta titullarë por edhe Ministrinë e Financave, thotë Stringa.

Vetë pranimi nga Ministria e Financave e detyrimeve të prapambetura është pranim i thyerjes së disiplinës fiskale dhe legjislacionit në fuqi. Mos marrja e masave megjithëse në dijeni të problematikës, edhe pas rekomandimeve të përsëritura të KLSH, e bën edhe më të qartë që këtu nuk është çështje mos pasje rregullash të mira, por mos zbatim i ligjit, me pasoja të rënda për financat publike./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kaos në Kakavijë/ Pala greke ndërpret punën sërish

Publikuar

-

Nga

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Në Kakavijë prej katër ditësh vijon kaosi i radhëve të gjata të qytetarëve shqiptarë të cilët presin për të kaluar kufirin. Mësohet se momentalisht pala greke ka ndërprerë punën ndërsa situata vazhdon të rëndohet edhe më shumë.

Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta, ku disa prej tyre kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Deri tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me ndonjë masë të shtuar për normalizimin e situatës dhe se shkaku kryesor i kësaj vonese është procesi i testimit për Covid 19 nga pala greke.



LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ AKU me laboratorë të pa akredituar

Ndërkohë një ditë më parë MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Ata u shprehën se ishin në bisedime për zgjatjen e orarit të punës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rëndohet situata në Kakavijë/ Zgjatet edhe më shumë radha e makinave

Publikuar

-

Nga

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Prej disa ditësh në pikën kufitare të Kakavijës është krijuar radhë e gjatë automjetesh që presin të kalojnë kufirin. Ditën e sotme, situata paraqitet edhe më e rënduar sesa dje ku qindra qytetarë prisnin me orë të tëra në diell.

Bëhet me dije se radha e makinave që presin për të kaluar kufirin, tashmë e ka kaluar fshatin Jorgucat që është rreth 21 kilometra. Qytetarët në temperatura të larta janë të detyruar që të presin në radhë, ku disa prej tyre herë pas here shfaqin dhe probleme shëndetësore.



LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Rrugës i del “pronari”, nxënësit rrezikojnë të bien në lumë

Për shkak të numrit të lartë ta makinave në këtë aks, është bllokuar trafiku në të dy anët e rrugës Jorgucat-Kakavijë./CNA.al

LEXO TE PLOTE