LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Disa sekrete shëndetësore nga bota

8 Prill 2015, 13:45, Aktualitet CNA

India: Meditimi

Keni dëgjuar se një praktikë meditimi mund të përmirësojë shëndetin dhe zgjatë jetën. Studimet kanë treguar se meditimi përmirëson shëndetin dhe ul presionin e gjakut si edhe depresionin.

Kinë: Akupunktura

Me origjinë nga Kina duket se akupuntura është përdorur për qindra vite dhe është bërë shumë e njohur në shumë vende të botës. Nëse frikësoheni nga gjilpërat në trupin tuaj mësoni se ato mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës, rritin numrin e prodhimit të neutron-transmetuesve që lidhen me çlodhjen dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Greqi: Dieta Mesdhetare

Të gjitha ato që keni dëgjuar për dietën mesdhetare janë të vërteta. Frutat e freskëta, peshku perimet, drithërat, vaji i ullirit duket se ndikojnë në uljen e sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru dhe komplikacioneve të syrit.

Svicër: Musli

Muslit janë shpikur nga një doktor suedez, rreth 100 vjet më parë në spitalin e tij.

Egjipt: Terapia e kupave.

Një formë e mjekësisë alternative që daton që prek  kohës së Egjiptit të lashtë terapia e kupave është një proces që përdoret për të mobilizuar qarkullimin e gjakut. Ajo mund të trajtojë problemet e lëkurës, presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e gjakut si anemia.

Japoni: Dremitjet

Ndoshta hera e fundit që keni dremitur ka qenë kur ishin ende në kopsht por një Japoni dremitjet gjatë orarit të punës inkurajohen si një mënyrë jetese e shëndetshme dhe performancë më e mirë në punë. Kompani të ndryshme lejojnë punonjësit e tyre të dremitin për 30-minuta prej orës 13- 16.

 

Lajmet e fundit nga