LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre të varurit e pavarur për Tiranën

7 Prill 2015, 15:25, Aktualitet CNA

Tre kandidatë të pavarur pritet të këtë bashkia e Tiranës për zgjedhjet locale të 21 qershorit, këta janë tre të parët, mund të ketë edhe të tjerë.

Të gjithë personazhe të njohur për opinionin publiki. Kush tiroc sade, kush njëcikë me pak, rëndesi ka që të tre e duan Tiranën.

 

Gjergj Bojaxhi, kandidati i parë i pavarur. Dje i varur direkt nga PD, ish-zv-ministër dhe drejtor i përgjithshëm në disa institucione gjatë qeverisjes së demokratëve. PD ishte më e mirë kur Gjergji ishte drejtues dhe përfitues i saj, tani ai është larg opozitës, por askush nuk mund ta cilësojë pranë qeverisë. Ambicioz, alpinist, kurajoz, i pavarur sot i varur dje. Sipas sondazheve në njësinë 5 ku është bastion i majtë mer shumë vota. Dashuri socialistësh për largimin nga PD?

Sazan Guri, ambientalisti debatues. Njeriu që prej vitesh lufton per ambientin dhe mjedisin. Nuk është tironc sade, por ai ka bërë beteja për Tiranën, sa shumë e shumë tironca të marë bashkë, që në fakt nuk ndjehen fare për qytetin e tyre. Sazan Guri përfaqësonte një parti të gjelbër, kandidat më shumë se fitues duket polemizues. Vota për të mund të ketë më pak se për cdo kandidat tjetër. Ska lidhje me Tiranën por vetëm me mjedisin. Shqiptarët ende se kane luksin të mendojnë për mjedisin, kjo sepse mendojnë ende për bukën e gojës dhe pasigurinë në vend. Pa haruar që dashurinë më të madhe e kanë për politikën dhe kronikën e zezë. Sazan Guri do jetë qershia mbi tortën e Tiranës.

Arben Tafaj, i pavaruri i varur deri në grykë. Kryetar njësie bashkiake që ka fituar njëherë si republikan dhe njëherë si demokrat. Hyn në garë si tironc, ka drejtuar për vite shoqatën Tirona. Nuk shquhet për gjë tjetër vecse për krenarinë e të qenit tironc. Shumë mirë e ka këtë pjesë por kjo si mjafton sepse Tirana po shkon 1 milion banorë, dhe me votat e patriotëve të tij nuk fiton dot as në lagje. Heq vota djathas më shumë se dy të tjerët.

Të tre të varurit e pavarur, të pakënaqur nga PD, gjelbërimi i ambientit apo mos përfaqësimi i origjinës së tyre, nuk sjell asgjë tjetër vëtëm rrit garancinë e fitores të Erjon Veliajt i cili pritet të kandidojë nga PS në Tiranë.

Socialistët si gjithmonë në rrjesht me vrap votojnë kandidatin e tyre, kandidati i opozitës mer votat e militantëve dhe besnikëve që nuk e braktisën në vitin 1997 e jo më në 2015. Të varurit e pavarur garantojnë fitorën e një force politike, vijnë nga kontribute politike dhe janë të pavarur?!

Por për të gjithë ka një lajm të mirë, kemi kandidatë me bollëk, parti me bollëk, varfëri me bollëk, krim me bollëk, deputetë me bollëk, të gjitha i kemi më bollëk. PERPARA!

Elvi FUNDO

Lajmet e fundit nga