LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal me regjistrimet në UET, studentët caktojnë vetë mesataren

7 Prill 2015, 09:17, Aktualitet CNA

Në Universitetin Evropian të Tiranës, mjafton të paguash 7 mijë euro dhe regjistrohesh në programin e doktoraturës. Në raportin e MAS konstatohen fakte të rënda sa i takon regjistrimeve .

?Studenti që nuk plotëson dokumentacionin regjistorhet me kusht. Nëse nuk i plotëson brenda semestrit të parë, çregjistrohet dhe dhe për këtë mbahet procesverbal. Sipas listave të vëna në dispozicion, rezultojnë 43 studentë qe kanë pezulluar studimet e doktoraturës.

?Rasti Eva Adem Hamitaj, 21.01.1972, doktoraturë në ekonomik, procesverbal për çrregjistrim datë 28.03.2014, mungon firma e studentit në process verbal, kopja e kontratës, e panënshkruar nga studentja, në dosje ndodhen vetëm kopjet e diplmoës së nivelit master, të nivelit të dytë, në administrim biznesi dhe listë notash për këtë cikël studimesh, listë notash e vitit 1994 lëshura nga UT, Fakulteti I Ekonomisë dhe biznesit, dhe asnjë dokument tjetër sipas kritereve përcaktuar në pikën 7.2 të rregullores? thuhet në raport. Në raport thuhet se studentët e caktonin vetë mesataren.

Sipas kritereve të përcaktuara nga institucioni, studentët e regjistruar në programin e ciklit të tretë, duhet të zotëronin mesatare mbi notën 8, të grup lëndëve, për t?u regjistruar në doktoraturë. Megjithatë u vu re se studentët aplikantë e përcaktonin vetë mesataren e viteve të studimit, bazuar në diplomën e ciklit të dytë, përmes formularit të vetë deklarimit.

Shumica e studentëve, të cilët kishin mbaruar studimet jashtë vendit, nuk zotëronin ekuivalentin e diplomës nga MAS,  po ashtu u konstantuan mangësi në dokumentacionin e studentëve. Gjatë vitit, 2013-2014, rezultojnë të regjistruar në programin e studimit, Doktoraturë: Fakulteti Ekonomik dhe IT, 61 studentë, Fakulteti Juridik 39 studentë, Fakulteti i Shkencave Sociale 61 studentë. Numri total i studentëve të regjistuar nga viti 2011-2014, 774 studentë total.Fakulteti Juridik- 39 studentëë Fakulteti i Shekencave Sociale- 61 studentë. ?Regjistrat për të regjistruarit e vitit akademik 2013-2014 nuk gjendeshin në format Hard-Copy, pasi nuk ishin hedhur akoma të dhënat në regjistrat përkatëse. Gjithashtu, të gjithë studentët e regjistruar, nga viti 2011 e deri në 2014 nuk nuk ishin të pajisur me Nr.Matrikulimi?, vijon raporti.

Lajmet e fundit nga