LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e prokurorit/Ankaraja bllokon rrjetet sociale

6 Prill 2015, 13:02, Aktualitet CNA

Turqia e ka bllokuar qasjen në Tëitter, Facebook dhe YouTube, një veprim ky që dyshohet se ka të bëjë me publikimin e fotografive të prokurorit të vrarë turk, i cili u mbajt peng nga pjesëtarët e një grupi radikal të majtë.

Autoritetet turke nuk e kanë komentuar këtë vendim, mirëpo gazeta Hurriyet raporton se kompanitë që ofrojnë edhe këto shërbime në Turqi, e kanë pranuar një urdhër nga prokurorët turq për të bllokuar rrjetet sociale të sipërpërmendura.

Turqia kishe bllokuar përkohësisht Tëitterin dhe Youtube gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në mars të vitit të kaluar, pas publikimit të nje audio incizimi ku flitet për korrupsionin e bashkëpunëtorëve të afërt të Rexhep Taip Erdoganit, derisa ky i fundit ishte kryeministër.

Vendimi kishte zemëruar opinionin në Turqi, ndërsa ishte kritikuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.

Lajmet e fundit nga