LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skena e krimit dhe imazhet 3D

6 Prill 2015, 15:30, Aktualitet CNA

Policia dhe organet e hetimit shpesh varen tek rikrijimi i skenës së krimit për të kuptuar më mirë zhvillimin e ngjarjes. Një institut në Zvicër thotë se një telnologji e avancuar e realitetit virtual mund të përdoret për rindërtimin e ngjarjeve në momentin e krimit.

Shkencëtarët në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Zurih të Zvicrës po krijojnë teknologji të reja që mund të ndihmojnë organet e hetimit, gjykatësit dhe avokatët që të kuptojnë më mirë skenat e krimit dhe madje të kryejnë edhe autopsi virtuale.

Syzet Oculus Rift, të përdorura për lojrat elektronike, së bashku me programin kompjuterik Forensic Holodeck, krijojnë skenën e krimit me ndihmën e skanuesve tre dimensionalë. Hetuesit përdorin imazhet tre dimensionale për të rikrijuar skenën e krimit bazuar në dëshmitarët dhe regjistrimet nga kamerat e përgjimit.

Në një rast, teknologjia ndihmoi prokurorët të provonin veprimet e një vrasësi, gjë që ndikoi në shpalljen e tij fajtor.

Eksperti Steffen Ross tregon se si funksionin kjo:

?Skanojmë skenën e krimit dhe trupin e vdekur, nëse ka një të tillë dhe pastaj ndërthurim sëbashku të gjitha të dhënat në programin kompjuterik për të krijuar skenën virtuale në një model tre dimensional.?

Programi rindërton trajektoret e plumbit, siç tregon kjo vijë e verdhë me të kuqe:

?Kemi mundësi të shikojmë më mirë trajektoret e predhave që më parë ishin në pamje dy dimensionale.?

Një tjetër teknoligji e re nga ky institut është roboti i quajtur Virtobot, që ekspertët mjeko-ligjor mund të përdorin për të realizuar autopsi virtuale në detaje.

Shkencëtari Robert Breitbeck thotë se sistemi ofron një model tre dimensional të trupit të njeriut:

?Skanojmë pjesën e plagës në madhësi dhe ngjyra reale dhe e ruajmë atë për ta kombinuar me informacionet tre dimensionale të skanuara nga policia dhe ne. Në bazë të këtyre ndërtojmë imazhet virtuale tre demensionale për rastet e vrasjeve apo aksidentet e trafikut.?

Sistemet në fjalë janë në përdorim në disa vende të botës.

13:07 Aktualitet

Apokalips Qiellor

Nga Artan FUGA Furtuna dhe rreshjet e mbrëmbshme në darkë më...

Lajmet e fundit nga