LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sjelljet që shkaktojnë dëmtime në tru

6 Prill 2015, 14:30, Aktualitet CNA

Truri i njeriut është me të vërtetë një organ i pabesueshëm, i cili kërkon kujdes maksimal për të mbajtur në lëvizje proceset e ndryshme të trupit të njeriut. Ja disa sjellje që duhet të shmangni për të parandaluar dëmtimin e tij.

Mungesa e gjumit: gjumi i jep mundësi trurit tonë të pushojë. Lodhja ditore mund të jetë pasojë e çregullimit të gjumit, si pasojë mosfjetja për një kohë të gjatë përshpejton vdekjen e qelizave të trurit.

Mbulimi i kokës gjatë fjetjes: të fjeturit me kokën e mbuluar rrit përqendrimin e dioksidit të karbonit dhe zvogëlon përqendrimin e oksigjenit dhe mund të shkaktojë pasoja të dëmshme për trurin.

Të punuarit gjatë kohës që jeni sëmurë: të punuarit dhe të studiuarit shumë gjatë kohës që jeni në gjendje jo të mirë shëndetësore, mund të çojë në një ulje të efektshmërisë së trurit.

Mungesa e mendimeve stimuluese: të menduarit është stërvitja më e mirë për trurin, mungesa e mendimeve që stimulojnë trurin mund të shkaktojë tkurrje të trurit.

Bisedat e rralla: bisedat intelektuale e rrisin efiçencën e trurit. Truri ynë ka nevojë të jetë në funksion, prandaj bisedat intelektuale, diskutimi mbi ide e ndihmojnë trurin të jetë sa më efikas.

13:07 Aktualitet

Apokalips Qiellor

Nga Artan FUGA Furtuna dhe rreshjet e mbrëmbshme në darkë më...

Lajmet e fundit nga