Connect with Us

Shpërthimet në Marinzë/ Braçe: Shqetësuese heshtja e Ministrisë

Politikë

Shpërthimet në Marinzë/ Braçe: Shqetësuese heshtja e Ministrisë

Publikuar

-

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, njëherësh dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe është shprehur se është shqetësuese heshtja e Ministrisë përgjegjëse lidhur me shpërthimet e naftës në Marinzë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook,  ai shton se nuk ka transparencë për prodhimin e naftës në vend.

Statusi i deputetit Erjon Braçe

Prej te merkures 1 Prill; Marinza është po ajo që ishte, e pasur dhe e pabanueshme. Njeri prej operacioneve te Bankers Petroleum ka demtuar deri ne kufijte e katastrofes, per banoret, mjedisin gjithashtu!! Por ajo qe shqeteson me shume ka te beje me keto fakte: Kompania Bankers Petroleum hesht dhe nuk eshte transparente per:

Operacionin e ndermarre ne ate pus,
Teknologjine e perdorur ne ate pus,
Materialet e perdorura e lendet e injektuara ne ate pus,
Presionin me te cilin eshte punuar ne ate pus,
Arsyen teknike te atij shperthimi ne ate pus,
Perberjen e lendeve te shperndara prej atij pusi ne nje zone te gjere,
Demtimet ne shtresa nentokesore ardhur nga operacionet pas te cilave ndodhi shperthimi ne ate pus,
Qendrueshmerine e tokes ne ate zone,
Mungesen e nje plani rehabilitimi, perfshire rehabilitimin mjedisor.

Vini re; Bankers njoftimin e fundit per ngjarjen ne Marinez e ka te dates 1 Prill, dites se shperthimit dhe i referohet aktivizimit te planit te evakuimit!! Por me shume se Bankers, mua me shqeteson heshtja e Ministrise pergjegjese. Nafta është pasuria jonë kombëtare, Bankers është thjesht një operator ekonomik që ka një marrëveshje hidrokarbure me Albpetrol. Kaq, asgjë më shumë. Padiskutim Bankers ka përgjegjësinë të zbatojë një më një marrëveshjen dhe ligjet shqiptare në fuqi për zonën ku operon nën marrëveshje. Por nafta eshte pasuri e jona, puset e naftes gjithashtu, zonat naftembajtese patjeter, ndaj ne kemi pergjegjesine publike per kete pasuri. Diten kur ndodhi shperthimi shkruajta se Bankers nuk thote te verteten!! Ne fakt prej asaj dite Bankers heshti!! Nëse hesht Bankers, duhet të flasim ne.

LEXO EDHE:  Shpërthimet në Marinzë, 29 persona në spital

AKBN­ qe merret me burimet natyrore, ALBPETROL­ qe merret me marreveshjet, ERE ­qe licenson, cdo grup ekspertesh te instituteve dhe ish instituteve qe duheshin vene ne levizje e rikthyer fort qysh kur mikrosizmat po paralajmeronin deme afatgjata nga teknologjia e operacioneve jo transparente te ndermarra; Ne fund Ministria!! Nuk ka transparencë. Kjo irriton, aq sa duket se institucionet shtetërore po presin që Bankers të flasë. Nderkohe duhet te jene ato qe duhet te bejne Bankers te flase, te kerkojne llogari prej saj deri ne detaje;

Të hetojnë, të ndëshkojnë dhe të japin garanci për të ardhmen e pasurisë sonë kombëtare. Padiskutim, ta bejne edhe te paguaje per cdo dem te shkaterruar!! Qytetaret dhe interesat e tyre duhet ti mbrojne institucionet!! Ky eshte rasti por pertej tij, në tërësi nuk ka transparencë në prodhimin e naftës në vend. Per gjithcka dhe per cdo operator te licensuar, tansparenca nuk eshte standard. Askush nuk di sot se kush eshte Stream oil!! Madje askush nder ne nuk di sot se cpo ben me pasurine tone; marreveshjet jane tregtuar dhe veshtire te dime se kush i zoteron, nderkohe qe i kemi leshuar vendburime te rendesishme nafte e gazi. Po në to çpo ndodh?

Ndaj është emergjente të kthehemi atjke ku thamë e duhet ta kishim nisur tek: auditimi i marreveshjeve hidrokarbure, verifikimi i zbatimit te palneve te zhvillimit, verifikimi i planeve te investimit, verifikimi i treguesve financiare, shpenzimeve e te ardhurave posacerisht, tatimeve te paguara dhe atyre qe mungojne, Per mua, ndryshimi i raporteve te perfitimit dhe natyrisht taksimit!! Tani eshte koha, une mendoj se po humbim shume, duke filluar nga Marinza.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qeveria shqiptare bëhet me “avion zyrtar” nga Turqia

Publikuar

-

Nga

Qeveria e kryeministrit Edi Rama mori një avion VIP të modelit Airbus 319-100, i cili më parë i është përdorur nga qeveria e Turqisë. Mënyra se si avioni iu transferua Shqipërisë nuk bëhet e ditur.

Faqja e internetit  Planespotters.net, e cila furnizohet nga të apasionuarit pas avionëve që postojnë foto të tyre nëpër aeroporte të ndryshme, raportoi se avioni është fotografuar në Aeroportin e Mynihut në Gjermani të premten më 14 shkurt.

Nga data 15 deri 17 shkurt në Mynih po mbahet konferenca e sigurisë ku merr pjesë mes shumë liderëve botërorë edhe kryeministri Edi Rama. Kjo konferencë konsiderohet një forum i rëndësishëm ndërkombëtar për shkëmbimin e pikëpamjeve për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Avioni është prodhim i vitit 2000 dhe është përdorur fillimisht nga Aviacioni Ushtarak Italian deri në vitin 2005 dhe më vonë nga qeveria turke. Ai raportohet se i ka kaluar qeverisë shqiptare në shkurt 2020. Mënyra e këtij kalimi mbetet e paqartë ndërsa avioni vijon të fluturojë me kodin e regjistrimit turk pavarësisht se ka të shkruar ‘Albania’ në trupin e tij.

Një zëdhënës i kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për këtë çështje.

Kryeministri Edi Rama u ankua të enjten në një bisedë me gazetarët në emisionin Opinion se ai dhe kryeministri i Kosovës ishin të vetmit që udhëtonin me avionë të zakonshëm ndërsa pranoi se  në raste të veçanta, qeveria e tij ka përdorur çarter për fluturimet zyrtare.

“E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe i vendit tim është i vetmi  bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avionë komercialë?” pyeti Rama gazetaren Klodiana Lala. Pasi kjo e fundit i rikujtoi se Shqipëria dhe Kosova janë vende të varfra ai argumentoi se “me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shtetit. Nuk ka kryeministra që ikin dhe futen nëpër linja komerciale”.

LEXO EDHE:  Braçe irritohet me qeverinë: A ka mundësi të më tregojë njeri pse duhet të shkurtohet kjo rrugë?

LEXO EDHE:  Braçe irritohet me qeverinë: A ka mundësi të më tregojë njeri pse duhet të shkurtohet kjo rrugë?

E pushtuar nga Perandoria Osmane deri në fillim të shekullit XX, Shqipëria gjendet sot në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por vendi ruan historikisht marrëdhënie të ngushta me Turqinë dhe kryeministri Edi Rama e quan “vëllai dhe miku ynë i pandarë” presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Shqipëria shpreson gjithashtu prej vitesh të thithë investime nga Turqia. Së fundmi, dhe qeveria shqiptare ka themeluar kompaninë e fluurimeve të flamurit Air Albania së bashku me Turkish Airlines. Megjithatw, investimet turke nuk kanë ardhur pa kosto.

Prej vitesh, presidenti Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë turke i kërkojnë Shqipërisë të mbyllë rrjetin e shkollave të themeluara nga Lëvizja Gylen dhe të ekstradojhë anëtarët e saj në Turqi. Gjatë një vizite në Tiranë të mërkurën, ministria i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi se Shqipëria “ka ndërmarrë disa hapa” ndaj lëvizjes guleniste, por kërkoi më shumë.

“Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETOt. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai

FETO është emri me të cilin qeveria turke i referohet lëvizjes Guleniste, një lëvizje fetare dhe biznesi e frymëzuar nga predikuesi Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA por kërkohet nga qeveria e Erdogan, e cila e akuzon se ishte organizatore e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, në të cilin disa qindra vetë u vranë. Gulen mohon përgjegjësinë për grushtin e shtetit ndërsa anëtarët e lëvizjes së tij, të cilët në përgjithësi janë mësues të lidhur me një rrjet shkollash në një numër të madh vendesh në të gjithë botën, janë aktualisht në arrati./ Birn

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili publikon dokumentin/ Rama dhe Ruçi provokuan rëndë Komisionin e Venecias

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me miratimin e ligjit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë pa pritur përgjigjen e Komisionit të Venecias.

Vasili shkruan se me këtë ligj mazhoranca jo vetëm shkel ligjet në Shqipëri por deligjitimon dhe Komisionin e Venecias.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit: 

Rama dhe Ruçi provokojne shume rende Komisionin e Venecias!(Dokumenti).

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi per turpin e tyre dhe ne demostrim te nje harbuterie te padegjuar provokuan shume rende Komisionin e Venecias.

Pasi Gramoz Ruçi ju drejtua me nje leter zyrtare Komisionit te Venecias me disa pyetje, ku kerkonte opinionin e Venecias lidhur me betimin e gjyqtateve kushtetues te presidenti, minimumi shteteror, qytetar dhe psiqik kerkonte pritjen e pergjigjeve te Venecias për to.

Gramoz Ruçi, qe eshte shnderruar thjesht ne qehajain e depersonalizuar te Edi Rames ne parlament, nuk priti aspak pergjigjet e Komisionit te Venecias, por me urdherin e Edi Rames votoi ligjin antikushtetues, qe eviton betimin e gjyqtareve kushtetues te presidenti.

Ky provokim i trashe dhe vulgar i dyshes Rama -Ruçi ndaj Komisionit te Venecias eshte i paprecedent dhe thjesht demostrim i babezise se tyre per ca ore me shume ne karriget e pushtetit.

Kjo babezi rilindase nuk kurseu as Komisionin e Venecias.

Ne rast se qehajai te Kuvendit Ruçi do ti kishte mbetur ndonje gram personalitet nuk do te pranonte kurre te fuste keto nisma ligjore per votim ne seance plenare, per sa kohe qe Komisioni i Venecias, i kerkuar nga vete Ruçi, te jepte opinionin e tij per pyetjet e bera po prej tij.

Turpi i Ruçit behet edhe me i madh sepse misioni i Komisionit te Venecias ashtu sic kishte njoftuar erdhi deri ne Tirane pikerisht per kete ceshtje, nderkohe qe po Ruçi nje dite me pare kishte votuar ligjin ne parlamentin e patateve te kalbura qe drejtohet po prej tij.

LEXO EDHE:  Gazatari Elio Laze leter Ejon Braces/ Ty s'eshte se te pjerdhin shume

LEXO EDHE:  Nisma për importin e plehrave/Braçe kundër mazhorancës: Nuk e votoj

Fyerja shume e rende e Rama -Ruçit ndaj Venecias eshte nje turp, qe nuk shlyhet kurre.

Megjithate per korrektese ndaj publikut po ju paraqes edhe nje here pyetjet, qe Ruçi i drejtoi Komisionit te Venecias qe te kuptoni edhe me mire turpin.

Ja pyetjet qe vijojne:

– Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë?

– A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

– Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin?

Ja dhe foto e dokumentit origjinal me firmen e Ruçit…

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ligji për Arsimin e Lartë shqetësimi kryesor”/ Basha premtim studentëve

Publikuar

-

Nga

Pas live-t në Facebook, kreu i opozitës Lulzim Basha komunikoi sot me qytetarët me anë të rubrikës “Më bëj një pyetje” në Instastory.

Basha ktheu sytë nga arsimi dhe i kërkoi të rinjve që të japin mendimin e tyre se çfarë do të bënin ata, nëse do të ishin për një ditë Ministër Arsimi.

Dhjetëra persona kanë shkruar se duan të anullohet Ligji i Arsimit të Lartë, shumë të tjerë kanë kërkuar plotësimin e 8 pikave të studentëve, disa të tjerë kanë kërkuar ndëshkimin e mësuesve të korruptuar, disa të tjerë bursa për studentët dhe ashpërsimin e masave për veshjen.

Pas kësaj, me anë të një videoje, lideri i demokratëve falenderon studentët dhe i premton se sapo të vijë në pushtet do të anullojë Ligjin për Arsimin e Lartë.

“Jam shumë i befasuar që vetëm brenda pak orësh mijëra prej jush ndjekës në Instagram i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do të t’ju besohej drejtimi i Ministrisë së Arsimit. Mes mijëra sugjerimeve dhe propozimeve spikat anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë. Sugjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet në të  gjitha fushat e arsimit dhe në veçanti në krijimin e kushteve më të mira në universitete, që studentët të dalin në tregun e punës dhe të  konkurojnë  si dhe me denjësisht dhe me paga të larta.

LEXO EDHE:  Braçe irritohet me qeverinë: A ka mundësi të më tregojë njeri pse duhet të shkurtohet kjo rrugë?

LEXO EDHE:  Braçe irritohet me qeverinë: A ka mundësi të më tregojë njeri pse duhet të shkurtohet kjo rrugë?

Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot në Instagram dhe shpresoj ta vijojmë këtë formë të shprehjes së problemeve që keni ju”, deklaron Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE