LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i ftohtë dhe bora kthehen edhe në Prishtinë

6 Prill 2015, 08:33, Kosova & Bota CNA

Mëngjesin e sotëm, kulmet dhe rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë u zbardhuan nga një borë e vonë e prillit.
Edhe pse një gjë e tillë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ishte parashikuar të ndodhte vetëm në viset e ulëta dhe ato malore.

Në njoftimin e djeshëm të IHK-së, thuhej se në ditët e para të javës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore në viset e ulëta, deri sa në viset malore do të bjerë vetëm borë.
Ndërsa, vlera minimale e temperaturës së ajrit do të lëvizë në mes 1C deri 2C, ndërsa maksimalet e ditës do të luhaten në mes 4C deri 6C celsius.

Por ky mot sipas IHK-së do të ndryshojë nga pasditja e së mërkurës dhe gjatë fundjavës temperaturat do të rriten 17 deri 18C.

Lajmet e fundit nga