LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kinë/ Shtatë anëtarë të një familje mbyten në rezervuar

6 Prill 2015, 08:09, Kosova & Bota CNA

Shtatë anëtarë të një familjeje janë mbytur në Kinë pas një përpjekjeje të dështuar për të shpëtuar një adoleshente që ra në një rezervuar në Shantou, Guangdong, njoftoi media shtetërore.

Zyrtarët thanë se 17 vjecarja ra në ujë ndërsa po lante duart, raportoi agjencia Xinhua, e gjashtë të afërm të saj përfshrië prindërit dhe motrat më të vogla, u zhytën për ta shpëtuar mirëpo u mbytën të gjithë.

Familja sapo kishte përfunduar pastrimin e varrezave të familjarëve në ditën tradicionale të Kinës, për pastrimin e varreve.

Agjencia Associated Press tha se mes të mbytyrve janë edhe një 13 e një 15 vjeçare.

Lajmet e fundit nga