LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqia përballë Gjermanisë: ‘Flirte’ të rrezikshme

6 Prill 2015, 05:38, Aktualitet CNA

Referencat për kompensime dhe kërcënimet për konfiskimin e pasurive gjermane nuk do të zgjidhin problemet ekonomike të Greqisë.

Kriza greke nuk është thjesht një kaos ekonomik. Gjithmonë e më shumë, ajo po kthehet në një kaos gjeopolitik gjithashtu. Alexis Tsipras, Kryeministri i vendit, partia e majtë radikale e të cilit, Syriza, u përfshi në qeveri pas zgjedhjeve të përgjithshme të janarit, është përpjekur të lëvizë fort ?levat? e politikës, duke filluar nga ?miklimet? për Vladimir Putin deri te kërkesa për dëmshpërblime lufte nga Gjermania, me besimin se kjo do të nxisë lëshime nga pjesa tjetër e Eurozonës, shkruan The Economist.

Fryma e shantazhit i ka zemëruar politikanët e Europës. Z. Tsipras ka shansin për t?i qetësuar gjërat në dy takimet me Angela Merkel, kancelaren e Gjermanisë, pritet të jenë të vështirë në përballjen mes udhëheqësit më të fuqishëm të Bashkimit Europian dhe ?ngatërrestarit? të saj më të madh. Në vend që të nxisë pakënaqësi, z. Tsipras duhet të përqendrohet në detyrë urgjente që ka në dorë: arritjen e një marrëveshjeje. Ministri i Mbrojtjes ka kërcënuar se do ta përmbysë Europën me emigrantë, përfshirë xhihadistët. Ministri i Drejtësisë ka kërkuar që Gjermania të paguajë 160 miliardë euro (170 miliardë dollarë) për dëmshpërblime lufte dhe paralajmëroi se Greqia mund të konfiskojë ndërtesat e Institutit Goethe dhe madje edhe shtëpitë gjermane të pushimit, në qoftë se nuk paguhen paratë. Dhe z. Tsipras pritet të nisë në fillim të prillit një udhëtim drejt Moskës për t?u takuar me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Mesazhi që shpreson të lançojë është krejtësisht i qartë: z. Putin mund të jetë tepër i lumtur të ndihmojë një mik ortodoks që është kundër sanksioneve në Rusi.

Në mënyrë të qartë, Greqia beson se ajo mund të përdorë kërcënime të tilla si Rusia në avantazh të saj. Historia ofron një precedent: për të shmangur shkeljen sovjetike Amerika, nën Presidentin Truman, i ofroi ndihmë Greqisë pas Luftës së Dytë Botërore. Sot, gjithashtu, që Greqia të bjerë nën ?thundrën? e Rusisë është gjëja e fundit që dëshiron NATO dhe BE-ja. Z. Tsipras po luan një lojë të rrezikshme. Duke ushqyer ndjenjën e mirërrënjosur të Greqisë për të qenë e viktimizuar (dhe pretendimet historike kundër Gjermanisë kanë një lloj legjitimiteti), ai po ndez një zjarr që së shpejti ka të ngjarë të dalë jashtë kontrolli. Edhe pse sondazhet e opinionit tregojnë vazhdimisht se shumica e grekëve duan të qëndrojnë në euro, nuk ka mënyrë më të mirë për të ndryshuar mendjet e tyre se sa t?u tregosh atyre se partnerët e BE-së i trajtojnë ata me padrejtësi dhe përçmim. Gjithashtu, duke sfiduar Gjermaninë, grekët po armiqësojnë kreditorin e tyre më të madh dhe mbështetjen e vendit për të cilin ata kanë më shumë nevojë që të fitojnë lehtësim nga Eurozona. Sipas një sondazhi të botuar javën e fundit, shumica e gjermanëve duan që Greqia të largohet nga euro. Edhe në qoftë se zonja Merkel dëshiron ta shpëtojë Greqinë, ajo nuk do të jetë në gjendje t?i rezistojë dëshirave thelbësore të votuesve të saj.

Sipas z. Tsipras, Greqia ka pasur talent për të armiqësuar vende si Franca dhe Italia, të cilat natyrisht do të prireshin kundër masave shtrënguese gjermanike. Kjo vështirë se frymëzon besim se ai e di se çfarë po bën sot. Deri tani, rezultati më i mirë, për të dyja palët, do të ishte ende qëndrimi i Greqisë në euro. Dhe, gjatë javëve të fundit, kjo ka pasur më shumë gjasa të ndodhë. Edhe pse zoti Tsipras erdhi në pushtet, duke premtuar se do t?u japë fund masave shtrënguese, ai u tërhoq muajin e kaluar, teksa paratë ?vërshuan jashtë? bankave greke në një normë javore prej rreth 2 miliardë eurosh dhe u shfaq perspektiva e kontrolleve të kapitalit. Retorika e zjarrtë u zëvendësua shkurtimisht me pragmatizëm, programi i reformës në këmbim të një zgjatje 4-mujore për paketën e shpëtimit të Greqisë.

 

Mos prodhoni dramë nga kriza

Me Greqinë pranë rrezikut ?për të mbetur trokë?, një ndryshim i ngjashëm duhet të bëhet urgjentisht edhe një herë. Takimet në Bruksel dhe Berlin do të jenë vendimtare. Udhëheqësi grek është sharmant, dhe mund të shkojë shumë mirë më zonjën Merkel-me kusht që të jetë i përgatitur t?i shmanget shantazhit dhe të tregojë se partnerët e tij europianë mund t?i besojnë atij.

Ai mund të ketë një fillim të mbarë duke zëvendësuar ministrin e tij fjalëshumë të Financave, Yanis Varoufakis, me dikë më pragmatik. Ai duhet të jetë i kujdesshëm të eliminojë gjithashtu partnerin e tij nacionalist të koalicionit, Independent Greeks të krahut të djathtë, për dikë shumë më të moderuar, To Potami. Brenda vendit, në vend që të lejojë ministrat e tij të ankohen në lidhje me dëmshpërblimet, ai duhet të aprovojë reforma, dhe t?u shpjegojë votuesve të tij se pse nuk të mbahen premtimet ekstravagante zgjedhore të Syrizas.

Nën udhëheqjen e z. Tsipras, Greqia ka keqpërdorur mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje me pjesën tjetër të Eurozonës. Nëse një e tillë nuk arrihet së shpejti, ai ka të ngjarë të zbulojë se shanset e tij janë ezauruar.

Monitor

Lajmet e fundit nga