LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Rama në gjunjë para Aleksandër Frangaj

6 Prill 2015, 10:57, Politikë CNA

Edi Rama nuk ka vonuar, ende pa hequr këpucët e rrugëtimit nga Ulqini ku mori titullin ?Qytetar Nderi? i këtij qyteti, dhe ka ?zbarkuar? me gjithë numrin e madh të truprojave të tij si dhe suitën kryeministrore të drejtuar nga Endri Fuga drejt e në TV KLAN. Sebepi i vajtjes në emisionin e Ardit Gjebreas në rubrikën Power Kids që e zhvillon Arditi çdo të dielë në show-n ?E diela shqiptare? ishte dhënia e një çmimi. Natyrisht që është një gjest në dukje civilizues për një kryeministër dhe popullor në pragzgjedhjet e 21 qershorit ku luftohet për çdo votë. Porse ka edhe një kufi mes interesit dhe parimeve. Nuk e kemi parë Edi Ramën të shkojë në televizone të tjera kaq thjesht, me xhinse e kemishehapur, në emisione homologe apo edhe të një natyre spektakolare siç ishte sot në TV KLAN. Bile televizionet e tjera nuk i ka akuzuar më parë, ndërsa në rastin në fjalë çfarë nuk thanë e përfolën Edi dhe suita e tij ministrore apo nga selia rozë.

Duke qenë një prej televizioneve më të rëndësishme në vend ,televizioni ku nxitoi të shkonte sot Edi Rama, është një lëvizje e zgjuar e Endri Fugës që përgatit axhendën e kreut të Qeverisë, por ky nga njëra anë vetë ka nxitur ministrat e kabinetit të tij çfarë nuk kanë shkruar, akuzuar e llomotitur, kurse nga ana tjetër shkon e fërkohet murëve e shkallëve ku më parë është ngjitur korrieri i akuzës . Atëhere duhet që më parë se të shkonit zoti Rama, tek emisioni për kalamajtë, t?i kërkoni falje publike PUBLIKUT dhe natyrisht pronarit të TV KLAN Aleksandër Frangaj për gjithçka keni urdhëruar ministrat tuaj të bëjnë pas 23 qershorit 2013. Ose qëndroji akuzave ose faljen mos e kërkoni duke iu sjell Sandrit korridorëve të tij duke pritur të të jap dorën,porse thuaje hapur; kemi gënjyer si Qeveri kundër kësaj medie të rëndësishme të Shqipërisë.

Zgjidhje tjetër nuk ka zoti Kryeministër ! Të lëpish këpucët e Sandrit (ndonëse i ka me lëkurë të shtrenjtë e të pastra) vetëm se po vijnë zgjedhjet, ndërkohë që është më e drejtë dhe më burrërore të thuash se kam akuzuar kot së koti median Klan si dhe më pas të shkarkosh dy ministra tuaj të cilët kanë çuar në Prokurori padi penale.

Publiku nuk është lesh arapi, zoti Kryeministër !

Koha Jone

Lajmet e fundit nga