LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

40-vjetori i Microsoft-it, Bill Gates u dërgon e-mail punonjësve

6 Prill 2015, 08:15, Tech CNA

Duke qenë një numër kaq i lartë punonjësish, sigurisht që njëri prej tyre do e postonte në një nga rrjetet e shumta sociale dhe këtë gjë e bëri pikërisht Darrell Prichard në Twitter. Microsoft-i feston 40-vjetorin e tij  dhe bashkëthemeluesi i kësaj kompanie, Bill Gates, u ka dërguar të gjithë punonjësve (më shumë se 100 000 persona) një e-mail me titull ?Përvjetori i 40 i Microsoft-it?. Gates nis të flasë për të shkuarën, duke kujtuar se qëllimi i atëhershëm ishte që çdo zyrë dhe shtëpi të kishte një kompjuter, për të kaluar më pas tek e ardhmja, ku thekson se jemi afër momentit ku kompjuteri mund të shohë dhe të lëvizë, duke ndihmuar më tej njerëzit në punë të ndryshme. Më tej, ai u drejtohet punonjësve duke u kërkuar që teknologjia të jetë e aksesueshme për të gjithë njerëzit në planet.

 

Lajmet e fundit nga