LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Whatsapp: Ja si mund ta përdorësh programin nga PC-ja

5 Prill 2015, 13:00, Tech CNA

Tani shërbimi i mesazheve në telefon WhatsApp  mund të përdoret edhe nëpërmjet kompjuterave desktop apo laptop.

Ka qenë vetë Drejtori Ekzekutiv  i kompanisë, Jan Koum që e ka bërë të ditur lajmin në një postim në Facebook.

Përdorimi i WhatsApp në kompjuter do të bëhet me anë të një kodi QR, që mund ta skanoni me telefon për të mundësuar shërbimin.

Aktualisht ky shërbim mundësohet vetëm për përdoruesit e telefonëve me sistem operues Android.

Whatsapp është shërbimi më I përdorur I komunikimit me mesazhe në botë. Ai numëron rreth 700 milionë përdorues  të cilët shkëmbejnë rreth 3 miliardë mesazhe në ditë.

Linku për të hyrë në Whatsapp nga kompjuteri:  https://web.whatsapp.com.

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga