LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhja e energjisë/ Arrestohen 10 persona, procedohet një punonjës i OSHEE

5 Prill 2015, 08:14, Aktualitet CNA

Në kuadër të operacionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, Policia e Shtetit ka arrestuar 10 persona, janë shpallur në kërkim 10 të tjerë, ndiqen në gjendje të lirë 13, si dhe është proceduar penalisht 1 punonjës i OSHEE në Lezhë me detyrë Faturist për ?Shpërdorim detyre?.

Sipas policisë janë kryer kontrolle në 6.804 raste nga 90 grupet e krijuar në të gjithë vendin. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 33 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 33 autorë.

Gjithashtu janë kontrolluar 117 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Lajmet e fundit nga