LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si do të jetë makina e re e të vërtetës?

5 Prill 2015, 16:15, Aktualitet CNA

Do të regjistrojë atë që vjen në tru: kur gënjen, në fakt, neurone cerebrale kanë një përgjigje bioelektrike të veçantë e të pangatërrueshme, që respekton prirjen e të shtypurit të impulsit për të thënë të vërtetën. E ka gjetur një kërkim i Departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Milano-Bicocca, duke përdorur kufje speciale me 128 gjurmues të aktivitetit elektrik cerebral.

25 studentë i kanë vënë ato ndërkohë që përgjigjeshin ndaj 296 pyetjeve mbi tema të ndryshme, me udhëziminin për të gënjyer ose për të thënë të vërtetën. Kështu janë individualizuar lobet që kanë një aktivitet elektrik më intensiv kur thuhet një gënjeshtër: ka të bëjë me zona të lobeve frontale të përfshira në autokontroll e në kapacitetin për të kontrolluar emocionet. Metoda e re është shumë më tepër e besueshme se sa makina klasike e së vërtetës, që mat përgjigje trupore si djersa dhe rrahjet e zemrës.

Lajmet e fundit nga