LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeneçësia që e ktheu Prizrenin në kinema

5 Prill 2015, 15:30, Aktualitet CNA

Shkëlqimi i aktores Shailene Woodley, që luan rolin e Tris Prior, në filmin ?Insurgent?, gjatë javës ka mahnitur 19-vjeçaren Ilire Shala nga Prizreni, e cila vetëm sa ka realizuar hyrjen e saj të katërt në kinemanë e vendosur prapa Xhamisë së Sinan Pashës.

Kësaj here filmin e ka shikuar në formatin 3D. Gjatë daljes nga ?DokuKinoja? ka treguar se me gjithë faktin që filmi ka qenë fantastiko-shkencor, megjithëkëtë ka qenë mbresëlënës, shkruan sot ?E diela me Koha Ditore?.

?Personazhi kryesor i filmit, ndonëse ishte adoleshent, refuzonte që të shfaqte dobësi, përkundër situatave të rënda dhe kësisoj e bën shikuesin për vete?, ka thënë Shala.

Sipas saj, në krahasim me ambientet e banimit shikimi i filmit në kinema jep tërësisht një ndjesi tjetër.

E këtë ndjesi ka 15 muaj që mund ta shijojnë banorët e Prizrenit, për faktin se kinemaja është kthyer në qytet, falë kryeneçësisë së organizatorëve të festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër ?DokuFest?, që kanë refuzuar nënshtrimin ndaj realitetit ekzistues në qytetin e Prizrenit, dhe me angazhimin e tyre kanë arritur që të bindin institucionet vendore e ndërkombëtare për domosdoshmërinë e funksionalizimit të një hapësire të tillë kulturore.

Mirëpo për të arritur në këtë pikë është dashur që të harxhohej shumë energji, duke nisur në vitin 2002 organizimin e festivalit të filmit në një qytet pa kinema funksionale dhe pa institucione të konsoliduara kulturore. Vështirësitë me të cilat përballet skena e pavarur kulturore në Kosovë që prej pasluftës i ka përjetuar në mënyrë të dhimbshme edhe ?DokuFesti?.

Lajmet e fundit nga