LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë, rikthehen reshjet e dëborës pas disa ditë pranvere

5 Prill 2015, 12:54, Kosova & Bota CNA

Pas një përmirësimi të motit në Kosovës, është rikthyer dimri me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore sidomos në në rajonin e Dukagjinit.

Sipas disa fotove të publikuara nga KosovaPress, shihet se si reshjet e borës tashmë kanë nisur të mbulojnë rrugët në Gjakovë.
Edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi dje se në gjithë vendin do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale sipas IHK-së do të lëvizin në mes 2C deri 4C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 7C deri 9C celsius.
IHK raportoi se një gjendje e këtillë e motit me reshje shiu dhe bore do të na përcjell deri ditën e mërkure, ndërsa era do të vazhdoj gjatë gjithë javës ta mbajë drejtimin e verilindjes, ndërsa temperaturat maksimale do të pësojnë rritje të lehta mbas ditës së mërkurë.

Lajmet e fundit nga