LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ju e pini atë çdo ditë pa e ditur se ju mbron nga kanceri

5 Prill 2015, 17:00, Aktualitet CNA

Shumë njerëz as nuk mund t?a imagjinojnë mëngjesin e tyre pa kafe. Por ata nuk e dinë se kafeja ul rrezikun e kancerit të lëkurës. Kërkuesit dolën në përfundimin e kafeja ul rrezikun e një prej kancerave më të rrezikshëm të lëkurës, melanomës malinje.
Ata kanë zbuluar se rreziku i kësaj sëmundjeje reduktohet tek ata persona që pijnë të paktën një kafe në ditë. I njëjti studim gjeti gjithashtu se tek ata persona që pijë më shumë se 3 apo 4 filxhanë kafeje në ditë rreziku i kancerit të lëkurës reduktohet me rreth 20 %.
Por nga ana tjetër shkencëtarët thonë se konsumimi i më shumë se 4 filxhanë kafeje në ditë rrit presionin e gjakut. Besohet se kafeina që gjendet në kafe mbron qelizat e shëndetshme dhe ndalon vdekjen e qelizave të dëmtuara. Studime të mëparshme kanë treguar se kafeja ndihmon edhe për sëmundje të tilla si goditjet në tru, diabeti apo kanceri i mëlçisë.

 

Lajmet e fundit nga