LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hani këto ushqime për të humbur peshë teksa flini

4 Prill 2015, 20:26, Lifestyle CNA

Edhe nëse i hani këto ushqime vonë para se të flini niveli i sheqerit në gjak nuk do të rritet. Lajmi i mirë është se ju mund të humbi peshë teksa flini.

Frutat e pyllit. Kjo është menuja më e mirë e atyre që nuk mund të rrinë dot pa sheqer. Ato kanë fibra të cilat ju ndihmojnë të humbni peshë.

Kosi pa yndyrë. Kalciumi konsiderohet një nga mineralet më të mira për të reduktuar peshën. Për këtë arsye konsumoni kos pa yndyrë gjatë vaktit tuaj të darkës.

Bajamet. Përmbajnë fibra, proteina dhe omega 3. Një grusht bajamesh është mjaftueshëm për të thyer urinë dhe për t’u ngrënë para gjumit. Kombinimi i fibrave dhe proteinave stimulon metabolizmin.

Mishi i gjelit të detit. Gjeli i detit përmban një aminoacid të quajtur leucinë, i cili luan një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e muskujve dhe bën trupin të jetë më energjik.

Avokado. Ato janë të pasura me fibra dhe për këtë arsye bëjnë pjesë në grupin e ushqimeve të lejuara për t’u konsumuar para gjumit.

14:00 Lifestyle

Cipriani në Dubai

Roli i tij kinematografik në filmat e shumtë ka bërë që të d...

Lajmet e fundit nga