LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Piktori dështak varros pasuritë përrallore arkeologjike të Lezhës

4 Prill 2015, 18:01, Politikë CNA

Ish-Kryeministri Berisha, ka reaguar në rrjetin Facebook lidhur me zbulimet arkeologjike që janë bërë në qytetin e Lezhës,ku sipas tij ato nuk janë vlerësuar nga qeveria dhe janë duke u betonuar. Përmes postimit të tij në Facebook, Berisha i bën thirrje qytetarëve, të rinjve dhe intelektualëve të Lezhës që të protestojnë kundër akteve që po i bëhen vlerave arkeologjike.

Postimi i tij në Facebook:

“Lezha vleresohet si vendi me pasurite me te medha arkeologjike per t’u zbuluar, jo vetem te trojeve shqiptare por dhe me gjere. Instituti arkeologjik gjerman kishte percakuar disa vjet me pare Lezhen si treven arkeologjike me te rendesishme te vendit, me pasuri perrallore te kohrave, shekujve dhe mijevjeçarve te shkuar. Nje marreveshje u arrit me kete Institut per studimin e perbashket me Institutin tone te arkeologjise te kesaj zone! Mirepo ne vend te studimit serioz, mbrojtjen e pasurive te çmuara arkeologjike, piktori deshtak dhe qeveria e tij, me Institutin e varrosjes se vlerave arkeologjike po betonojne barbarisht dhe zbulimet rastesore por shume te rendesishme, duke dhunuar keshtu ligjet e vendit dhe bere nje krim te mirefillte.

Ju bej thirrje qytetareve, te rinjve, intelektualeve te ketij qyteti, te mbrojne me protesta te fuqishme vlerat e medha arkeologjike kulturore te Lezhes, si pasuri mahnitese e tyre dhe brezave qe vijne, nga piktori deshtak, qe dhe ne kete fushe duket se po ndjek rrugen e te atit arkitekt famezi i genocidit kulturor hoxhist!”

 

Lajmet e fundit nga