LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u fut në kurth Aleksandër Kurti

3 Prill 2015, 09:10, Aktualitet CNA

Aleksandër Kurti ra në kurthin e Lumes, një prostitutë shqiptare me inicialet L.A. Ai kishte njohur një prostitutë shqiptare me emrin Jeta. Kishte shkuar me të një ditë në hotel. Një ditë tjetër i shkon në vendin e punës dhe sheh bashkë me të Lumen, të cilën ai e kishte njohur që në Shqipëri pasi ishin nga e njëjta zonë.

Aleksandër Kurti i thotë Lumes se do t?u tregojë familjarëve të saj se ç?punë bënte ajo në Bruksel. Ky fakt e tremb Lumen. Por situata bëhet më e rëndë kur ai i gjen numrin e telefonit përmes Jetës dhe i përsërit të njëjtin kërcënim. Lumja njofton për këtë Nardin, Leonard Frrokun, vëllain e Mark Frrokut. Ndërsa Nardi njofton Lek Bib Djafën, Aleksandër Vukën dhe Hilë Morinën. Këta të tre njoftojnë Alfred Kolën që ka njohje me Aleksandër Kurtin. Por në kurth do ta fuste Lumja.

Ajo i telefonon dhe i lë takim në stacionin e trenit. Problemin që kishte shkaktuar Aleksandër Kurti me kërcënimin se do të njoftonte familjarët e Lumes e merr vesh edhe vëllai i tij, Nikolas Kurti. 3 ditë para vrasjes ai i ka telefonuar motrës së tij dhe i ka kërkuar që kunati i saj të takojë Benin, Arben Frrokun, pasi në rast të kundërt dikush do të vritej brenda 24 orëve.

Lajmet e fundit nga