LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Republika Çeke/ 100 kilogramë kokainë të fshehura në bananet e një supermarketi

3 Prill 2015, 10:41, Aktualitet CNA

Në furnizimin me banane të një supermaketi në Pragë u gjetën 100 kilogramë kokainë, njoftoi sot zëdhënësja e agjencisë çeke të antidrogës, Barbora Kudlakova.

?Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të drogës të gjetur ndonjëherë në territorin e Republikës Çeke?, deklaroi Kudlakova.

?Sipas analizave të kryera mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për kokainë?, shtoi ajo.

Ngarkesa me banane mbërriti të mërkurën në Pragë, nga Kolumbia, në një pikë shitjeje të rrjetit tregtar gjerman ?Lidl?.

Nuk dihet nëse Republika Çeke ishte destinacioni apo pikë tranziti për kokainën.

09:51 Aktualitet

test

asdasd...

Lajmet e fundit nga