LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministria e Financave: Rritet importi i karburanteve në shkurt

3 Prill 2015, 17:17, Ekonomi CNA

Importi i karburanteve gjatë muajit shkurt të këtij viti është rritur krahasuar me muajin janar. Sipas statistikave fiskale të publikuara nga ministria e Financave, gjatë muajit shkurt u importuan 27.307 ton karburante, ose rreth 8.600 ton me tepër se sa në muajin janar. Referuar statistikave, në muajn janar u importuan 18.608 ton karburante.

Në total gjatë 2-mujorit të parë të vitit 2015 u importuan 45,916 ton karburante. Krahasuar me 2-mujorin e vitit 2014, gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti u importuan rreth 13 mijë ton më pak karburante. Në 2-mujorin e vitit 2014 u improtuan 58.814 ton karburante.

Lajmet e fundit nga