LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta: Fryma e re e sipërmarrjes do fusë Shkodrën në rrugën e zhvillimit.

3 Prill 2015, 11:11, Politikë CNA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë sot në përurimin e një biznesi fason në kryeqendrën e Veriut. Në këtë përurim, Meta shoqërohej  edhe nga kandidatja e përbashkët e koalicionit të majtë për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari,

Në fjalën e tij kryetari i Kuvendit vlerësoi se fryma e re e sipërmarrjes dhe bashkëpunimit do të bëjë që Shkodra të hyjë në rrugën e zhvillimit.

?Ky është një kontribut i rëndësishëm, që mundëson sot punësimin e rreth 200 grave e vajzave shkodrane, por po ashtu ai shërben si model sesi sipërmarrjet duhet të ecin përpara drejt një të ardhme të sigurtë dhe tregjeve të favorshme europiane. Por  kjo arrihet vetëm duke investuar në teknologji dhe në formimin profesional?, u shpreh kryetari Meta.

 

Lajmet e fundit nga