Connect with Us

Ligji i ri për arsimin e lartë/ Tabaku: Paratë e shqiptarëve do t’i shkojnë universiteteve private

Politikë

Ligji i ri për arsimin e lartë/ Tabaku: Paratë e shqiptarëve do t’i shkojnë universiteteve private

Publikuar

-

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është shprehur se miratimi i ligjit të arsimit të lartë nga qeveria, i jep përfundimisht fund sistemit publik të arsimit dhe sipas saj paratë e taksapaguesve shqiptarë do t’i shkojnë universiteteve private. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku shkruan se ky ligj e kthen arsimin e lartë publik në një luks për shqiptarët dhe përfundimisht e vendos shtetin në qendër të arsimit duke krijuar institucione që janë thjesht zgjatim i Kryeministrit. Ajo shton:
“Që nga Korriku i vitit të shkuar kur drafti i parë u bë publik kam kontestuar duke dhënë arsye konkrete se pse kjo nuk është reforma e duhur për Shqipërinë. Të gjithë ata studentë, pedagogë që e kanë kritikuar këtë reformë i mirëpres të më shkruajnë duke më dhënë mendimet e tyre dhe premtoj që unë dhe formca ime politike do ti paraqesim ato në cdo forum ku ky ligj dhe kjo reformë do të diskutohet.

Kjo reformë në të gjitha daljet publike u përball me kritika nga pedagogë dhe studentë sepse qe ndërtuar për së prapthi. E për shkak të metave që përmban qeveria ka zgjedhur ta kalojë në heshtje, duke mos denjuar as të publikojë variantin e miratuar ne faqen e kryeministrisë sic bëhet me cdo ligj tjetër.” përfundon deputetja demokrate Tabaku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha takim me Sorecën/ “Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e opozitës”

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me ambasadorin e BE-së Luigi Sorecën.

Basha ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për krizën në vend dhe për paketën Anti-KÇK.

Lideri i demokratëve theksoi se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e opozitës, duke pretenduar se nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën.

LEXO EDHE:  Tërmeti tragjik/ Do të arrestohet Dako dhe shefi i madh?

LEXO EDHE:  Tabaku dhe Bylykbashi në Austri/ Mbështetja e PPE-së për vettingun e politikanëve

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj kritikon punën e Veliajt pas tërmetit/ “Bashkia e Tiranës një hap mbrapa”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka treguar sot se shifra e ndërtesave të pabanueshme është 8925.

Në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Ahmetaj tha se 10 mijë e 23 qytetarë vijojnë të jetojnë në çadra.

Gjithashtu ai theksoi se deri më tani janë shembur 88 objekte, 42 prej të cilave do riparohen.

Mirëpo ministri kritikoi punon e Bashkisë së Tiranës, për të cilën deklaroi se është një hap mbrapa në krahasim me qytetet tjera të prekura nga tërmeti, ndërsa vijoi më tej duke thënë po fillon punën tani.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Tabaku: Sot rikthejmë shpresën e humbur

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Tabaku: Sot rikthejmë shpresën e humbur

Ahmetaj i bëri thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti të aplikojnën në platformë, pasi u shpreh se është detyrim ligjor. Numri i aplikimeve në platformë deri më 29 janar, është 14.408./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot mblidhet Kuvendi/ Opozita interpelancë me ministrin Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Sot në orën 10: 00 Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën e plenare të radhës.

Opozita e re ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Leshaj për kriminalitetin në vend, Vettingun në Polici dhe për protestat.

Kujtojmë së në seancën e kaluar në datën 3 shkurt, u zhvilluan tre interpelanca me ministrat.

Rendi i ditës:

LEXO TE PLOTE