LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kinë/Lëvizja feministe në vendin komunist

3 Prill 2015, 12:30, Kosova & Bota CNA

E pazakontë, por edhe në Kinë ekziston një grup feminist që i është dedikuar fushatës kundër abuzimit seksual dhe dhunës në familje.
Ato shpeshherë ndërmarrin protesta të stilit guerril, për të ndërgjegjësuar publikun për kauzën e tyre.

Për njërën nga protestat, gratë veshën fustane nusesh të spërkatura me bojë të kuqe që simbolizon vuajtjen e grave të abuzuara.
Në një tjetër protestë, ato apeluan Qeverinë të bëjë më shumë për tualetet publike për gratë.

Ato thonë se e dinë si të shmangin problemet me autoritetet. Me rastin e ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 mars, ato planifikuan të shpërndanin fletëpalosje dhe të ngjisnin stikera në autobuzët e transportit publik për të ngritur shqetësimin ndaj ngacmimeve seksuale.

Por, përpara se të bënin ndonjë gjë, 10 aktivistet u rrethuan dhe u ndaluan nga policia.

Lajmet e fundit nga