LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kerry:Marrëveshja me Iranin, pajtueshmëri për zgjidhjen

3 Prill 2015, 09:06, Kosova & Bota CNA

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se marrëveshja me Iranin është në pajtueshmëri për ?zgjidhjen e çështjeve kryesore për programin atomik të Iranit? dhe të gjitha palët do të ?kthehen së shpejti për të punuar në marrëveshjen finale?.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore mbrëmë thanë se kanë arritur pajtueshmëri për ?parametrat kryesorë? të marrëveshjes gjithpërfshirëse, që duhet të finalizohet deri më 30 qershor.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme de siguri, Federica Mogherini, duke e lexuar deklaratën e përbashkët me zyrtarët e Iranit në konferencën për gazetarë në Lozanë të Zvicrës, tha se mirëkuptimi i arritur mbrëmë është ?hap vendimtar? në negociatat e gjata për ta ndalur programin atomik iranian, në këmbim për lehtësim të sanksionee ndërkombëtare ekonomike.

Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha se zyrtarët nga Franca, Britania, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, janë ende ?për një kohë larg nga ajo ku ne dëshirojmë të jemi?.

Sipas tij, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilat janë imponuar sanksione kundër Iranit, do të përfundojnë me arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse.

Lajmet e fundit nga