LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja pesë piratët radiofonik

3 Prill 2015, 13:28, Aktualitet CNA

Në  raportin e AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive), të paraqitur Kuvendit, dalin në dritë qartë dhe pa ekuivoke, faktet se transmetimet radiofonike në Shqipëri  veprojnë në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi.

Në fluksin e madh të frekuencave të kryeqytetit, vetëm tre stacione radiofonike nuk zbatojnë transmetimin radiofonik sipas afateve ligjore.

Këtu përfshihen, Radio Class, Radio Capital dhe Radio Living.

Në lupën e këtij raporti kanë kaluar edhe stacione radiofonike që nuk mbulojnë plotësisht zonën e licensimit:

Radio ABC News, Radio Durrësi , Radio Univers

Radio Albania News , Radio + 2 Radio , Radio Klan , Radio Travel ,Radio BBC ( me përsëritës).

Fakti më skandaloz është se dy radio, Magic Star dhe ABC  transmetojnë pa licensë në Korcë dhe në kundërshtim të plotë më të drejtat e transmetimeve radiofonike.

Subjekte në transmetim pa license janë :

1-Radio New Planet

2-Radio Stinët

3-Radio Itali

4-Radio ABC

5-Radio Magic Star

Këshilli Kombëtar i Radio dhe Televizioneve, që luan rolin e rregullatorit të medias paraqitet një strukturë e dobët, që mesa duket nuk mund të kontrollojë piraterinë e disa stacioneve radiofonike që veprojnë në mënyrë antligjore duke dëmtuar konkurrencën në tregun mediatik.

Lajmet e fundit nga