Connect with Us

Dy lëkundje tërmeti në Tiranë, nuk ka njoftime për dëme materiale

Aktualitet

Dy lëkundje tërmeti në Tiranë, nuk ka njoftime për dëme materiale

Publikuar

-

Dy lëkundje tërmeti janë ndier gjatë natës në kryeqytet dhe zonat përreth. Mësohet se tërmeti i parë me magnitudë 3.8 ballë është ndier rreth orës 4:14 minuta. Epiqendra ka qenë 52 kilometra në verilindje të Tiranës, me një thellësi prej 5 kilometrash.

Pas lëkundjeve të para është regjistruar sërish një tjetër tërmet me magnitudë 3.2 ballë. Epiqendra ka qenë 47 km larg nga Tirana, rreth 8 km nga Bulqiza, me një thellësi 1 km.

Paraprakisht nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve të tokës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD s’del parti e parë në zgjedhje”/ Endira Bushati: Basha të heqë dorë nga posti i kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Bushati "godet" sërish Bashën/ "Habitem nga njerëzit që e mendojnë kryeministër"

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, tha se pjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet paralamentare të 25 prillit është një lajm i mirë.

Ajo deklaroi se ajo që është kontradiktore dhe qesharake në qëndrimin e Lulzim Bashës, është që nga njëra anë thotë se do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do t’i fitojë, por nga ana tjetër thotë se ato do të blihen me paratë e drogës.

Sipas saj, opozita e ka të vështirë të marrë një rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Arrin opozita zyrtare ta përfshijë këtë fron dhe ta përkthejë në votë kundër Ramës. Unë besoj se një gjë e tillë nuk do të arrihet as në zgjedhjet e ardhshme. Unë nuk besoj se PD del parti e parë në zgjedhje”, deklaroi ajo në emisionin “Tempora”, në Rtv Ora, ndërsa tregoi edhe gabim e ish-kryeministrit Sali Berisha.



“Nëse do të flasim për faj të Berishës, mund të themi se është zgjedhja e Bashës në kreu të PD-së. Unë kam dashur që Basha të vinte në krye të PD, por Basha i zhgënjeu të gjitha pritshmëritë. Dhe në demokraci, kur zhgënjen, duhet të largohet”, theksoi Bushati.

LEXO EDHE:  Momente paniku në Tiranë/ Merr flakë makina në ecje

LEXO EDHE:  Gjendet një trup i pajetë në autostradë

Më tej, ajo dha edhe një këshillë për kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

“Unë nuk mendoj se do të ishte efektive heqja e Bashës nga kreu i PD-së 7 muaj para zgjedhjeve, por unë mendoj se fronti opozitar është shumë më i gjerë se opozita zyrtare dhe kërkon që për rrëzimin e Ramës, një figurë për kryeministër që e përfaqëson frontin opozitar, është do të isha për këtë zgjidhja. Të heqë dorë nga kandidatura për kryeministër dhe të gjendet një figurë që kënaq gjithë faktorët opozitarë në shoqëri në mënyrë që të rrëzohet Rama”, nënvizoi Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Po të isha politikan, do varja gjithë klasën politike!’/ Nazarko përplaset keq me Telitin: Nuk ka bir nëne..

Publikuar

-

Nga

‘Po të isha politikan, do varja gjithë klasën politike!’/ Nazarko përplaset keq me Telitin: Nuk ka bir nëne..

Është shoqëruar me debate të ashpra diskutimi mes Dorjan Telitit të PD dhe analistëve Shpëtim Nazarko dhe Fatos Çoçoli në “Real Story”.

Shkak për debatin e fortë është bërë programi i PD për rimëkëmbjen ekonomike, ku ndërsa Teliti po fliste me shifra, ka ndërhyrë Nazarko, duke i thënë se nuk ka birë nëne që t’i kuptojë shifrat e tij.

Teliti: Rama ka autorizuar veten e tij dhe qeverinë e tij të shpenzojë 4.5 miliardë euro. Ne po i themi që një pjesë të mirë të kësaj shume ta vërë në dispozicion të bizneseve të vogla, pensionistët dhe njerëzve që kanë humbur vendet e punës. Ne i kemi propozuar qeverisë që t’i japë çdo muaj, në gjashtë muajt e ardhshëm, 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët.

Nazarko: Në televizor duhet të kujdesesh kur flet për shifra, sepse ajo gjyshja nuk kupton asgjë. Nuk ka bir nëne që e kupton. Kur s’e kuptoj unë që e di matematikën më mirë se ti, si mund ta kuptojë një popull i tërë. Nga kjo që thoni jo më del që Rama është budalla i madh. Unë jam më i vjetër se ju në moshë. A mund të ma shpjegojë ndonjë se si Tirana e Enver Hoxhës me 2 milionë banorë, merrte ujë 6 orë në ditë, dhe tani kur në Tiranë janë 1 milion banore dhe nuk kanë ujë. Pse? Sepse është bërë një batërdi e madhe, ku ka vetëm një rrugë, të hidhet në erë Tirana. Koncepti juaj është i shtrembër deri në infinit. Po të isha unë politikan do merrja, do varja gjithë klasën politike. Ju jeni shkaktarët.

LEXO EDHE:  Tërmetet nuk kanë të ndalur/ Dridhet sërish toka shqiptare

LEXO EDHE:  Gjendet një trup i pajetë në autostradë

Teliti: Ore bëre pyetje apo koment?



Nazarko: Prit se të dëgjova gjysmë ore. Qoftë PS, qoftë PD, kanë marrë një zanat dhe dalin nëpër televizione…

Teliti: Ky është shërbimi më i mirë që i bëni qeverisë.

Nazarko: Jo se ke folur gjys ore. Unë jam më i madh se Luli jot dhe se Rama. I kam përcjellë të gjithë, unë jam më i rëndësishëm se ata, jo t’iu shërbej. Jam më i rëndësishëm se Basha, Rama e Berisha.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i përgjigjet Fatos Klosit/ Tregon pengun që i ka mbetur nga vrasja e Azem Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Marrëdhënia e Ramës me Erdoganin/ Berisha: U bë synet në Top Kapi në 2013

Ish-kryeministri ka reaguar pas deklaratës së ish-kreut të SHISH Fatos Klosi, se Sali Berisha duhet të merret edhe zvarrë për të dëshmuar në gjykatë për vrasjen e Azem Hajdarit.

Berisha tha në emisionin “Tempora”, në Ora News, se pengu i tij i vetëm është që nuk janë zbuluar personat që urdhëruan vrasjen e Hajdarit.

Ai ngriti akuzat se Klosi është një nga pjesëmarrësit në ekzekutimin e ish-dhjetoristit, ndërsa pretendon se kryeministri Edi Rama po përpiqet të hakmerret për ato që Azem Hajdari i ka bërë etërve të tij.



“Pengu i vetëm që kam se ata të cilët e urdhëruan vrasjen e shekullit, ata mbeten pa zbuluar, kurse vrasësit dhe ekzekutorët e projektit të hakmarrjes primitive të Azem Hajdarit, ata kanë marrë dënimin në dijeninë time nga gjykata. Të sigurt të jeni ju se një nga pjesëmarrësit është Fatos Klosi. Ai akt, mjafton të lexosh deklaratat e tij dhe të kuptosh se ai ka qenë organizator, në vrasje. Problemi është këtu se këta ekzekutuan një pjesë të mirë të atyre që morën pjesë në ekzekutim.

LEXO EDHE:  Tërmetet nuk kanë të ndalur/ Dridhet sërish toka shqiptare

LEXO EDHE:  FOTOT- Si gënjeu Erion Veliaj për lejet e ndërtimit/ Firmosi në shtator

Kjo që ndodh është thjeshtë një përpjekje e Edi Ramës, për tu hakmarrë, për të ekzekutuar për së dyti Azem Hajdarin, si akt hakmarje për atë që ai i bëri etërve të Edi Ramës por edhe Ramës. Është thjeshtë një akt për të shpërblyer vrasësit e Azem Hajdarit që jetojnë në burg dhe jashtë burgut”, deklaroi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE