LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmohet universiteti në Kenia, të paktën dy të vrarë

2 Prill 2015, 16:30, Aktualitet CNA

Persona të armatosur kanë sulmuar një kampus të universitetit në verilindje të Kenias, duke vrarë së paku dy persona dhe plagosur rreth 30 të tjerë.
Forcat e sigurisë kanë rrethuar Universitetin Garissa, pranë kufirit me Somalinë, dhe kanë shkëmbyer zjarr.

Dy roje janë vrarë në portën kryesore të universitetit.
Ekziston frika se mund të ketë më shumë viktima, pasi personat e armatosur kanë qëlluar drejt konvikteve.
Kryqi i Kuq i Kenias ka thënë se një numër studentësh po mbahen peng.

Nuk është ende e qartë se kush qëndron prapa sulmit, edhe pse dyshimet bien mbi grupin militant Al Shabab.
Ky grup ka sulmuar vazhdimisht Kenian qysh në vitin 2011, kur trupat keniane janë dërguar në Somali për të ndihmuar luftën kundër militantëve atje.

Al Shababi lufton për krijimin e shtetit islamik në Somali.

15:45 Aktualitet

Art në gurë

Artistët përdorin objekte të ndryshme për të shprehur frymëz...

Lajmet e fundit nga