LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali diplomatik i Ambasadorit Amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili pranon të përdoret si “gjethe fiku” për të mbuluar lakuriqësinë e mosakreditimit të zgjatur të ambasadores së re shqiptare në SHBA Floreta Faber-Luli

2 Prill 2015, 18:29, Aktualitet CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

Ditën e mërkurë në mbrëmje Dhoma Amerikane e Tregtisë dha në Hotel ?Sheraton? në Tiranë një pritje të quajtur ?Welcome & Farwell?, që siç u tha kishte kuptimin e mërëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri dhe të lamtumirës për drejtoreshën e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, zonjën Floreta Faber-Luli, e cila është emëruar ambasadore e Shqipërisë në SHBA.

Nuk mund të mos bëhet pyetja se përse Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, e cila në fakt është një OJF shqiptare e krijuar dhe e drejtuar që nga krijimi i saj në vitin 2000 nga zonja Floreta Faber-Luli, jep në prill një pritje për ambasadorin amerikan të ardhur në Shqipëri në janar, si dhe i jep në prill lamtumirën drejtoreshës së saj të emëruar ambasadore, ndonëse ajo është dekretuar nga Presidenti i Shqipërisë që në fund të janarit dhe tashmë duhet të ishte në SHBA e akredituar. Kjo ceremoni do të kishte kuptim nëse do të ishte mbajtur në ditët e fundit të muajit janar, ose në ditët e para të muajit shkurt, kur ambasadori Lu sapo kishte ardhur në Shqipëri dhe zonja Faber-Luli sapo ishte dekretuar nga Presidenti i Republikës Nishani si ambasadore e Shqipërisë në SHBA, sipas propozimit të Qeverisë ?Rama?.

Arsyeja është se zonja Faber-Luli nuk ka marrë ende akreditimin nga Presidenti amerikan, pra nuk është pritur në takim ceremonial nga Presidenti amerikan për pranimin e letrës kredenciale. Nuk ka kuptim pra që kjo pritje, e ashtuquajtur ceremoni të mbahej në 1 prill, më tepër se dy muaj pas ardhjes së ambasadorit amerikan dhe më tepër se dy muaj pas dekretimit të zonjës Faber-Luli si ambasadore. Se zonja Faber-Luli duhet të ishte së paku që prej rreth dy muajsh në SHBA, dhe të kishte marrë akreditimin, domethënë të ishte pritur nga Presidenti Obama për pranimin e letrës kredenciale, së paku që në 23 shkurt 2015 kur Obama priti trembëdhjetë ambasadorë nga vende të ndryshme në një ceremoni për pranimin e letrave kredenciale. Por midis tyre nuk është ambasadorja shqiptare. A thua që Presidenti Obama nuk gjeti disa minuta kohë as gjatë gjithë muajit mars për të pritur ambasadoren e një vendi të NATO, si Shqipëria, për t? i pranuar letrën kredenciale, që ajo të akreditohej zyrtarisht dhe të niste ushtrimin e detyrës? Vështirë të besohet. Meqënëse vonesa e pritjes së ambasadores shqiptare nga ana e Presidentit amerikan ka bërë përshtypje, zonja Faber-Luli, kërkon ta mbulojë lakuriqësinë e këtij skandali diplomatik me një ?gjethe fiku? duke bërë këtë pritje ku ajo u i uron mirëseardhjen ambasadorit amerikan dhe ai i thotë lamtumirë drejtoreshës së Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Kjo ?gjethe fiku? e mjerueshme, është tepër transparente për të mbuluar lakuriqësinë e skandalit që është bërë shkak për vonesën e akreditimit të zonjës dhe që ka të bëjë me vdekjen, për ta thënë me një eufemizëm misterioze të ambasadorit amerikan në Shqipëri Limprecht në maj 2002, i cili ishte njeriu që në vitin 2000 ndikoi që zonja Faber-Luli të emërohej drejtoreshë ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Është një skandal i vërtetë diplomatik që ambasadori amerikan implikohet në këtë histori, për të nxjerrë Kryeministrin Rama nga një situatë e vështirë të cilën ai e ka krijuar vetë. Si për ta bërë më të rëndë gjithçka, ironikisht, sipas faqes zyrtare online të Dhomës Amerikane të Tregtisë (amcham.com.al) zonja Floreta Faber-Luli është ende drejtoreshë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, megjithëse ajo është dekretuar si ambasadore që në fund të janarit.
Presidenti i Republikës Nishani, i cili e dekretoi zonjën Faber-Luli me kërkesë të Edi Ramës, pas një ngurimi të gjatë (tashmë doli se kishte të drejtë), duhet t? i kërkojë zyrtarisht shpjegime Qeverisë ?Rama? për shkaqet e mosakreditimit të ambasadores shqiptare të emëruar në SHBA.
Mqënëse Ambasada e SHBA në Tiranë u deklarua publikisht për pastrimin e politikës nga deputetë të inkriminuar si Tom Doshi apo Mark Frroku, i njëjti qëndrim duhet të mbahet edhe për disa femra që kanë qenë në entourage të z. Limprecht dhe që në njëfarë mënyre u bënë shkaktare për vërejtjen e tij, gjë që Ambasada Amerikane e di shumë mirë, se Departamenti i Shtetit nuk pagoi as shpenzimet e funeralit të ambasadorit të tij në Shqipëri, por ato i pagoi Qeveria e Shqipërisë. Këto ditë është duke u lobuar fuqishëm në Washington që Presidenti Obama më së fundi ta presë ambasadoren e dekretuar shqiptare në takimin ceremonial të pranimit të letrave kredenciale. Nëse do të ndodhte ky do të ishte një moment turpi në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Zonja Faber-Luli mund të mbajë vetëm një detyrë, atë të drejtoreshës ekzekutive të Fondacionit ?Joseph Limprecht?, të cilin mund ta krijojë dhe financojë vetë.
Zonja Faber-Luli duhet ta ketë gjetur të zënë karrigen e saj në darkën makbethiane të mbrëmshme. Këtë e them se ?i ftuari i nderit? në darkën e mbrëmshme në Hotel ?Sheraton? ishte fantazma e ambasadorit të ndjerë Joseph Limprecht, i cili duhet të ishte ulur në karrigen e zonjës Faber-Luli, ashtu si fantazma e Bankos u ul në karrigen e Makbethit në darkën që jepte ky i fundit.

Lajmet e fundit nga