LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria con në Gjykatën e Lartë, deputetin demokrat Astrit Veliaj

2 Prill 2015, 17:51, Aktualitet CNA

Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se hetimet ndaj deputetit të Partisë Demokratike Astrit Veliaj kanë përfunduar dhe se ky i fundit do të paraqitet si i pandehur në Gjykatën e Lartë së shpejti.

Deputeti Veliaj u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme në shtator të vitit të kaluar pas dy kallëzimeve penale të kryera nga një qytetare dhe policia e shtetit për ndërtimin pa leje të universitetit nën pronësinë e kompanisë së tij UFO sh.p.k në qytetin e Fierit.

?Veprimet procedurale janë përfunduar dhe dosja do të dorëzohet së shpejti në Gjykatën e Lartë,? tha për BIRN zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme.

Veliaj, i zgjedhur në qarkun e Beratit në listën e Partisë Demokratike, është përfaqësues ligjor i subjektit UFO Sh.P.K, i njohur për ndërtesat e stilit neoklasik të Albanian University në disa qytete të Shqipërisë.
Sipas Prokurorisë, një qytetare nga Fieri denoncoi fillimisht këtë subjekt tregtar për ndërtim të paligjshme në pronën e saj të një ndërtese 4 dhe 6 kate me një sipërfaqe prej 11 mijë metrash katrore. Kjo ndërtesë është ngritur me qëllim ushtrimin e një aktiviteti privat nga subjekti UFO shpk, i cili rezulton se është në pronësi dhe administrim të deputetit Veliaj.

Bashkia e Fierit, në kuadër të veprimeve hetimore për këtë procedim penal, konfirmon zyrtarisht se nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtim në këtë zonë.

Prokuroria zbuloi më vonë se ndërtesa pa leje ka zënë edhe një hapësirë, e cila gjendej në inventarin e pronave të paluajtëshme të Ministrisë së Brendshme.

Bëhej fjalë për disa godina ku, sipas Prokurorisë, deri në vitin 2012 gjendej e vendosur Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier. Prokuroria vlerëson gjithashtu se shembja e ndërtesave nën pronësi publike ka shkaktuar një dëm prej 10.5 milionë lekësh.

Për rrjedhojë, deputeti Veliaj pritet të përgjigjet para gjykatës për veprat penale ?Ndërtim i Paligjshëm? dhe ?Shkatërim Prone? sipas akuzës fillestare, ndërkohë që akuza me të cilën ai do të dërgohet në gjykatë nuk është bërë ende publike.

Shkatërrimi i Pronës dënohet sipas nenit 150 të Kodit Penal me gjobë deri në tre vjet burg.

Situata ligjore e deputetit Veliaj mbetet gjithsesi e paqartë për shkak se gjatë dekadës së fundit, parlamenti i Shqipërisë ka miratuar disa ligje për amnisti të përgjithshme, të cilat mund të prekin një pjesë të shkeljeve. /BIRN/

15:45 Aktualitet

Art në gurë

Artistët përdorin objekte të ndryshme për të shprehur frymëz...

Lajmet e fundit nga