LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjela: Socialistët nuk do votojnë kandidatët e LSI-së

2 Prill 2015, 19:42, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi,Spartak Ngjela, e ka cilësuar optimtiste ardhjen e FBI-së në Shqipëri, ndërsa shtoi se agjencia amerikane do të vijë për shkak të terrorizmit në vend. I ftuar në emisionin ?Opinion? në televizionin News 24, Ngjela tha Berisha ka bërë ?lojëra? politike, ndërsa shtoi se ish-Kryeministri është një njohës shumë i mirë i politikës. Sipas tij , Berisha do të ?godasë? zonat që i janë lënë LSI-së për zgjedhjet lokale, duke kandiduar persona të fuqishëm dhe kandidatë të fortë. Ai shpjegoi se në zonat ku do të ketë kandidatë të LSI-së, ata nuk do të votohen nga elektorati socialist.
Ngjela foli edhe për Kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilin e quajti mëndjelehtë dhe viktimë të sindromës së mbijetesës. Ai tha se që pas publikimit të videos së Dritan Priftit, për të cilën Meta u akuzua për korrupsion, Kreu i LSI-së po vuan presionin e mbijetesës.

Lajmet e fundit nga