LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mos e teproni me shfaqjen e dashurisë!

2 Prill 2015, 10:00, Lifestyle CNA

Ndonjëherë femrat mundohen shumë për partnerët e tyre, duke bërë gjëra të dëshpëruara me qëllim që lidhja e tyre të zgjasë më shumë, por për fat të keq, ajo mund të ketë pasoja negative.

Mund të ndodh se nëse e teproni me përpjekjen tuaj që t?i shfaqni të dashurit tuaj më shumë dashuri, ta rrezikoni seriozisht lidhjen tuaj të dashurisë. Ne ua paraqesim shenjat e para që tregojnë se po bëni gjërat e gabueshme në fillim të lidhjes, gjegjësisht kur për to është ende shumë herët.

Largoheni nga shoqëria juaj

Në fazën e parë të lidhjes mund të ndodhë shumë lehtë që të distancoheni nga shoqëria, duke dashur që secilin moment ta kaloni me partnerin tuaj, por pikërisht nga arsye mund të ndodh që të mërziteni shpejtë nga njëri-tjetri. Mos lejoni t?i humbni shoqet dhe shokët me të cilët jeni shoqëruar vite me radhë dhe mbajeni jetës sociale të gjallë. Kjo tregon se ju jeni në gjendje të përballoni të gjitha sfidat, si ato të dashurisë, ashtu edhe të shoqërisë.

Mundoheni që me forcë të hyni në familjen e tij

Nëse mundoheni që anëtarëve të familjes së tij t?i blini dhurata të ndryshme, kjo në shikim të parë mund të duket si një veprim i mirë, por këtë nuk duhet ta bëni në asnjë mënyrë nëse jeni në fillim të lidhjes, pasi kjo qon sinjale se ti me çdo kusht po mundohesh të imponohesh në familjen e tij dhe kjo padyshim se nuk do t?i pëlqej as atij dhe as familjes së tij.

Mos e luani rolin e bashkëshortes, ende pa u martuar

Në qoftë se njiheni jo gjatë kohë me partnerin tuaj dhe keni dalë disa herë, kjo nuk do të thotë se duhet t?ia jepni veturën tuaj që ai të shërbehet me të, apo ta ftoni në drekë dhe të përgatisni për të. Është më mirë në qoftë se punët zhvillohen më ngadalë dhe pa presion.

Bëni kujdes me shokët e tij

Shokët janë pjesë e pakos, mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet që me forcë ta fitoni simpatinë e tyre, duke u munduar të bëni diçka që përndryshe nuk e kishit bërë. Mundohuni ta mbani baraspeshën.

Mos vëni nofka

Edhe krahas faktit që jeni në lidhje vetëm dy javë, tashmë keni filluar të përdorni nofka me njëri-tjetrin. Kini kujdes me këtë sepse ju ende nuk njihni njëri-tjetrin mirë.

Mos e lavdëroni shumë në rrjetet sociale

Zakonisht, femrat të cilat nuk janë mësuar të trajtohen mirë nga meshkujt, ua ?servon? edhe gjënë më të vogël miqve në rrjetet sociale. Është mirë kur njerëzit i çmojnë detajet, mirëpo mos e madhështoni atë që duhet të jetë normale për një lidhje.

10:00 Lifestyle

Cooper, në New York

Ajo shkëlqeu mbrëmjen e kaluar në tapetin e kuq të Channel 4...

18:00 Lifestyle

Zhvishet Madeley

Mëse e lumtur për format e saj trupore, bukuroshja Chloe Mad...

Lajmet e fundit nga