LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Julian Deda: Shqiptaret edhe daljet ne aeroportet e huaja i kane te keqija

2 Prill 2015, 19:33, Aktualitet CNA

Aktori i humorit Julian Deda shkruan ne rrjetin social facebook se Shqiperine e ndjen qe ne aeroportin e Romes, rruges per tek dalja ku mer autobuzin per ne avionin qe fluturon drejt Tiranes.

Deda shkruan:

Kur kthehesh me avion nga Roma, ndjen qe futesh ne Shqiperi qe ne aeroportin e saj.
Del nga avioni dhe nisesh drejte zones tranzit. Duke ecur neper kete aeroport te madh dhe te bukur, plot me dyqane, njerez te veshur mire, rraca te ndryshme etj etj, shikon ne nje ekran, qe ti duhet te shkosh ne daljen H, kjo eshte dalja legjendare e shqiptareve ne Fiumicino. Duke ecur, shikon tabelen qe thote “Dalja H, 9 minuta nga vendi ku je”. Ecja vazhdon dhe ndryshimin e sheh me sy te lire. Dritat e koridoreve sa vijne e zbehen, njerezit sa vijne e varferohen, si rezultat dhe veshjet e tyre sa vijne e jane me te vjetra. Te del para nje tabele tjeter ku shkruhet “Dalja H, 4 minuta”. Kontroll pasaportash. Pasaportat e pergjithshme veç dhe pashaportat evropiane ne nje drejtim tjeter me te ndriçuar dhe me te paster, diskriminim per mendimin tim. Ecja vazhdon.

Ketu pamja e ka marre formen e saj. Nuk ka me asnje dyqan, dritat jane thjeshte ca neone te shemtuar, dyshemeja sa vjen e behet me pis, shkallet elektrike nuk punojne dhe ti zbret ne kembe. Njerezit jane te veshur vetem me gri, pa asnje ngjyre. Tashme ka vetem dy raca njerezish shqiptare dhe aziatike….dhe tre romune te vetmuar e te pa rruajtur qe presin avionin per Bukuresht. Dhe ja ku ndodhesh te H-ja e famshme, aty ku shqiptaret fillojne te prekin Shqiperine pa mberritur akoma ne vendin e tyre. Faleminderit per respektin Rome, faleminderit Itali.

Lajmet e fundit nga