LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqi/Gruaja e ish-ministrit Xoaxopulos arratiset nga spitali psikiatrik

2 Prill 2015, 12:50, Aktualitet CNA

Gruaja e ish-ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, e burgosur për korrupsion, është arratisur nga një spital psikiatrik ku vuante dënimin.
Vicky Stamati, bashkëshorte e ish-ministrit socialist, Akis Tsochatzopoulos, u largua nga spitali në orët e hershme të së enjtes.
Brava e dritares së dhomës ku ajo trajtohej në Athinë, ishte e hapur me forcë, raportoi media greke.

Stamati u dënua me 12 vjet burg në vitin 2013 për pastrim parash. Ajo dihet se kishte probleme me shëndetin dhe iu nënshtrua një operacioni pas procesit gjyqësor.

Pas kësaj, ishte transferuar në një spital psikiatrik në dhjetor 2013 pasi kishte kaluar një episod depresioni të rëndë, dhe kishte tentuar vetëvrasjen.

Lajmet e fundit nga