LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania mbështet forcimin e të drejtave të grave në Shqipëri

2 Prill 2015, 18:30, Sociale CNA

Gjermania mbështet Organizatën Joqeveritare “Refleksione” me një ndihmë financiare në vlerën e 37.700 Eurove. Kjo shumë do të shpenzohet për organizimin e aktiviteteve në dhjetë qytete të Shqipërisë. Këto aktivitete do të kontribuojnë për forcimin e të drejtave të grave dhe zbutjen e dhunës në familje.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffman dhe Drejtoresha Ekzekutive e Organizatës “Refleksione”, Ani Ruçi nënshkruan, në Ambasadën Gjermane në Tiranë, kontratën përkatëse. ?Jam i lumtur, që Gjermania ndihmon organizatat joqeveritare si Organizata ?Refleksione? për të mbështetur gratë në Shqipëri në ushtrimin e të drejtave të tyre?, tha Ambasadori Hellmut Hoffmann.

Projekti i Organizatës ?Refleksione? mbështetet në Konventën e Këshillit të Evropës, ?Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje?, e cila ka hyrë në fuqi më 1 gusht 2014. Qëllimi i kësaj konvente është forcimi i të drejtave të grave, sepse kushtetutat dhe sistemet ligjore të shteteve nënshkruese të kësaj konvente parashikojnë barazi gjinore dhe të gjitha urdhëresat diskriminuese shfuqizohen.

Në kuadër të projektit të mbështetur nga Gjermania, Organizata ?Refleksione? do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet lokale si: administratat, drejtoritë e policive, zyrat për shëndetin dhe prokuroritë për të zhvilluar ide dhe direktiva konkrete për zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës në Shqipëri.

Organizata Joqeveritare ?Refleksione? u themelua në vitin 1992 si një nga organizatat e para në Shqipëri për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe që prej fillimit është e angazhuar për forcimin e të drejtave të grave në Shqipëri. ?Refleksione? është anëtare e ?Albanian Network against gender-based violence and trafficking?.

Lajmet e fundit nga