LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

UNICEF: 62 fëmijë të vrarë nga konflikti në Jemen

1 Prill 2015, 08:53, Kosova & Bota CNA

Të paktën 62 fëmijë janë vrarë e 30 janë plagosur gjatë një jave të nisjes së operacioneve ushtarake në Jemen. Faktin e denoncon organizata për të Drejtat e Fëmijëve e OKB-së, UNICEF.

Dhuna, thuhet në një njoftim të UNICEF, po terrorizon të vegjlit dhe përpara komunitetit ndërkombëtar ngrihet domosdoshmëria për t?i mbrojtur. Ndërkaq, organizma të tjerë ndërkombëtarë thonë se janë 361 viktimat e deritanishme të konfliktit në Jemen pas sulmeve ajrore, ndërsa bilanci i të plagosurve të konfliktit është 1345 që pas përshkallëzimit në 23 mars. Viktimat, thonë organizatat, janë në pjesën më të madhe civilë.

Lajmet e fundit nga