LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teknologjia ultrasonike

1 Prill 2015, 13:09, Tech CNA

Inxhinierët në Universitetin e Bristol në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kanë zhvilluar teknologji të re ultrasonike që mund të tregojë plasaritje të fshehura në krahët e aeroplanëve ose të urave, cka më parë mund të kalonte pa u vënë re.

Kjo mund të nënkuptojë siguri të rritur teksa ofron një mjet të rëndësishëm për inspektorët në mënyrë që të zëvendësojnë materialet përpara se ato të mbi përdorën.

Mënyra se si funksionon është se sistemi lokalizon të ashtuquajturat jo linearitete akustike, në fjalë të tjera vende ku vale të shumta zanore nuk përputhen sikurse mund të pritej, çka shpesh zbulon zona të plasaritjeve ose lodhje ekstreme.

Anthony Croxford dhe skuadra e tij përdorin një teknike të quajtur ultrasonika jolineare, për të parë brenda materialit. Qindra sinjale zanore dërgohen përmes materialit, duke dhënë kështu një pamje të asaj që është në brendësi dhe se ku mund të lokalizohen plasaritjet më të vogla.

Mënyra se si kjo funksionon është se energjia juaj në thelb shkund atë plasaritje, e kërcet në brendësi dhe kjo çon në harmonike, kështu që ju vendosni një frekuencë dhe ju merrni frekuenca të tjera. Në një sistem të pastër linear, ju merrni vetëm frekuencën që vendosni brenda. Duke përdorur këtë përqasje të re në mundet tashmë të dallojmë një plasaritje edhe afër një vrime, çka është drejtpërdrejt relevante, ndaj aplikimeve aerohapësinore, ku njerëzit shqetësohen me shumë për plasaritjet që rriten nga percinat dhe elemente të tillë, shpjegon Anthony Croxford, lektor kryesor në inxhinierinë mekanike, në Universitetin e Bristol.

Croxford thotë se fuqia e vërtet e kësaj përqasje është në mjetet që nevojiten. Metoda jo lineare e imazherisë akustike kërkon pajisje që janë aktualisht ne përdorim brenda industrisë.

Të tilla avancime në vlerësimin jo shkatërrimtar jo vetëm që rritin sigurinë e strukturave por mund të ndihmojnë dizajnin e të ardhmes, për shembull, duke lejuar gjeneratën e ardhshme të mjeteve ajrore të ndërtohen nga material më i hollë dhe më i lehtë.

Shkencëtarët gjithashtu shpresojnë se teknologjia mund të ndihmojë në ndërtimin e strukturave metalike si ura në një mënyrë më të sigurtë dhe më të mirë në të ardhmen.

Lajmet e fundit nga