LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stamboll/Mijëra njerëz në funeralin e prokurorit të vrarë

1 Prill 2015, 12:30, Kosova & Bota CNA

Një turmë e madhe ka marrë pjesë në ceremoninë funerale të prokurorit turk brenda gjykatës në Stamboll, ku ai u vra të martën.

Mehmet Selim Kiraz dhe dy personat që e morën peng u vranë në shkëmbimin e zjarrit me policinë.
Kiraz po hetonte rastin e vrasjes së një adoleshenti që humbi jetën nëntë muaj më parë i goditur në kokë nga një kanister gazi e policisë gjatë protestave antiqeveritare për parkun Gezi.

Në ceremoninë funebre foli ministri i Drejtësisë, Kenan Ipek, i cili e cilësoi sulmin ?armë drejtuar kombit?.
?Nuk e shohim si një sulm vetëm ndaj prokurorit të ndjerë, por edhe ndaj gjithë sistemit të Drejtësisë?, tha ai, i cituar nga agjencia ?Reuters?.

Lajmet e fundit nga