LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdorimi i teknologjisë ndikon në gjumin e fëmijëve

31 Mars 2015, 21:15, Lifestyle CNA

Varësia ndaj teknologjisë nuk përbën vetëm një problem shqetësues për të rriturit por edhe për fëmijët. Prindërit në disa raste për të rënë në qetësi dhe për të bindur fëmijën që të flej zgjedhin rrugët më të thjeshta sic janë: celulari, smartphone apo tableta ku fëmija mund të luaj.

Por sociologët argumentojnë se ky është gabimi më i madh që mund t?i bëhet shëndetit dhe gjumit të fëmijës. Sipas Institutit të Shendetit në Amerike rekomandohet që fëmijët nën 10 vjec duhet të flenë minimalisht 10 orë gjumë në ditë ndërkohë që adoleshentët duhet të flenë 9-10 orë gjumë në ditë.

Reduktimi i orëve të gjumit te fëmijët shoqrohet nga pasoja të dëmshme për ta si: zgjimi i vonë në mëngjes, rënie nga mësimet, favorizim të obezitetit që në moshë të hershme, probleme me shikimin dhe dobësi fizike.

Ndaj të gjithë prindërit duhet të tregojnë kujdes me zakonet e gjumit të fëmijëve, cdo fëmijë duhet të bjerë në shtrat në të njëjtën orë cdo ditë si dhe në dhomën e tij nuk duhet të ketë asnje paisje elektronike. Mesatarisht një smartphone apo tablet redukton gjumin e fëmijës rreth 21 minuta, afërsisht të njëjtin efekt shkakton edhe televizori ku reduktimi bëhet me 18 minuta.

18:00 Lifestyle

Scherzinger feston

E gjtiha në meshin bukuroshja Nicole Scherzinger na ka surpr...

18:00 Lifestyle

Gratë dhe dhuna

Në shumë shoqëri gratë edhe vajzat i nënshtrohen dhunës fizi...

15:00 Lifestyle

Swift vishet me stil

Këngëtarja Taylor Swift së fundmi është fotografuar teksa sh...

Lajmet e fundit nga