LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djali i sëmurë vret me thikë babain 82 vjeç

1 Prill 2015, 06:38, Aktualitet CNA

Një 46-vjeçar ka masakruar me thikë babain e tij të moshuar. Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën pranë Shkollës së Bashkuar në kryeqytet, konkretisht mbrapa komisariatit numër 4 të policisë, ku S. Prifti ka vrarë me thikë babain e tij 82-vjeçar, P. Priftin.

Burime pranë policisë së kryeqytetit shtojnë se krimi brenda familjes është shënuar duke u gdhirë e hëna, ndërsa mëngjesin e po kësaj dite është vënë në pranga djali i viktimës, si autori i dyshuar i ngjarjes. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 46-vjeçari prej kohësh kishte probleme mendore, gjë që mendohet se ka qenë edhe shkaku i vrasjes së babait të tij.

Lajmet e fundit nga