LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Gjykata faktoi se Rama fshehu krimin!!

1 Prill 2015, 19:25, Politikë CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e sotshëm të Gjykatës, e cila faktoi se drejtuesit e Interpolit nuk ishin ata që e fshehën krimin e Mark Frrokut. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan:

“Pershendes vendimin e Gjykates qe damkosi si te kundraligjshem arrestimin e drejtorit te Interpolit, Artan Bajraktari dhe dhe bashkepuntores se tij. Gjykata faktoi para opinionit publik se krimin e Frrokut nuk e fshehen drejtuesit e Interpol Tiranes. Perkundrazi, ata me pergjegjesi te plote, me shkrim dhe me goje, kishin njoftuar Didin dhe Tahirin sapo kishin marre kerkesen e ekstradimit, por ashtu siç kemi njoftuar dhe siç u provua sot ne Gjykate ata u urdheruan te arkivonin kerkesen per ekstradimin per vrasje te Mark Frrokut ne Belgjike. Kjo sepse ai ishte deshmitar kyç ne dosjen Doshi. Sot ne Gjykaten e Tiranes u faktua edhe nje here se Mark Frroku i vertete ne Shqiperi eshte Edi Rama qe perdor pushtetin per te fshehur vrasje dhe krime te tjera!”

Lajmet e fundit nga