LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parlamenti grek përfshihet nga debate të ashpra për borxhin

31 Mars 2015, 09:22, Aktualitet CNA

Parlamenti grek është shndërruar në skenë të replikave të ashpra në lidhje me krizën financiare me të cilën përballet vendi në një kohë të shkurtër, kur nëse nuk merr këstin e ndihmës nga kreditorët ndërkombëtarë, mund të përfundojë pa para. Korrespondentët përshkruan një debat me tone të forta që u shndërrua në përballje midis Qeverisë dhe partive të opozitës.
Duke iu drejtuar parlamentit një ditë pasi i cilësoi bisedime frustruese ato me zyrtarët nga grupi i Brukselit, kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se kishte vullnetin të mbështesë një kompromis të ndershëm me kreditorët ndërkombëtarë por nuk do të kapitullojë përballë tyre.
?Me marrëveshjen e 20 shkurtit, është njohur nevoja për hapjen e një debati për ristrukturimin e borxhit tonë, pa të cilin, e vërteta është se nuk është e mundur që ai të paguhet?, tha kryeministri.
Cipras është në garë me kohën për të nënshkruar miratimin e zgjatjes së paketës së shpëtimit përpara afatit të fundit në prill, dhe ai dëshiron që të paraqesë një front të përbashkët të grekëve në negociatat e Brukselit.
Lideri i demokracisë së Re dhe ish-kryeministri i vendit, Antonis Samaras ra dakord me këtë argumentim, edhe pse akuzoi radikalët e majtë për premtime të pambajtshme.
?Ne do të mbështesim çfarëdo zgjidhje që e mban vendin larg shkatërrimit. Por, ju jeni në Qeveri sot, dhe keni përgjegjësinë. Ne po ju themi të bëni një marrëveshje tani, sepse gënjeshtrat kanë mbaruar. Nëse vendosnin të procedoni në mënyrë të përgjegjshme, ne do t?ju mbështesim. A mund ta bëni këtë??, pyeti Cipras në një replikë në parlament.
Athina duhet të dërgojë propozimet e reja në duart e ministrave të Financave të eurozonës, por puna për masat në mbledhjen e të ardhurave nuk është përfunduar. Cilado qofshin planet e Athinës, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka qenë e qartë në paralajëmrimin se Greqia duhet të shtojë përpjekjet.

Lajmet e fundit nga