LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediu: Basha po bën pazare me PS, dalim vetëm në zgjedhje

31 Mars 2015, 06:43, Aktualitet CNA

Duket se në kampin opozitar kanë filluar problemet e para për pretendimet e partive në koaliciaon për kandidatët. Partia Republikane, i ka kërkuar kreut të PD-së shpalljen si kandidaturë të së djathtës për Durrësin, Agron Dukën. Por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh nga Basha dhe për këtë arsye, Mediu kërcënon se do të dalë i vetëm në zgjedhje.

?Mendoj se është një gabim jashtëzakonisht i madh nga ana e PD, pasi nuk do ta quaja neglizhim që deri tani nuk kemi një diskutim konkret sesi duhet, jo vetëm me PR, por me të gjitha partitë e tjera të angazhohemi për të fituar zgjedhjet lokale. Nëse Durrësi mendohet se mund t?i lihet pazarit të PS dhe sekserëve të PS, atëherë kjo është një çështje që na vendos ne si PR në një pozicion moral shumë të diskutueshëm?, tha Mediu

Lajmet e fundit nga