Connect with Us

Ende Evropa nuk e lë Greqinë të bjerë

Uncategorized

Ende Evropa nuk e lë Greqinë të bjerë

Publikuar

-

Bllokadë, stanjacion, bllof. Si në dramën klasike rrugëdalja nga kriza e borxhit është e vështirë të zbulohet. Dhe a ka një të tillë, pyet Bernd Riegert.

Nuk do të ketë dalje të Greqisë nga bashkimi monetar evropian. Pikë. Për këtë nuk ka diskutim. Këtë fjali kancelarja Angela Merkel e tha në samitin për krizën e Greqisë me 19 mars. Të tjerë pjesëmarrës e kanë kuptuar atë si direktivë dhe jo vetëm thjesht si dëshirë. Gjermania do që Greqia të mbetet në eurozonë. Jo sepse qeveria e të majtëve dhe e radikalëve të djathtë ka një koncept bindës, por sepse Evropa nuk mund ta përballojë një humbje të hallkës së dobët. Kredibilittei i bashkësisë monetare do të zhdukej. Kursi i euros do të binte. Integrimi evropian do të goditej rëndë.

Mbi të gjitha: Faji për katastrofën do t’i jepej Gjermanisë, e cila është gjoja dominante në Europë ekonomikisht dhe politikisht. Nga grekët po e po, por edhe nga shumë qeveri të tjera europiane dhe vëzhgues ndërkombëtarë të kësaj drame të vështirë. Këtë kancelarja Merkel do ta evitojë me çdo kusht. Fajësime të Gjermanisë, për më tepër të padrejta dhe të pajustifikuara, nuk duhet të ketë.
Prandaj tani tragjedia në skenën e Brukselit vazhdon. Greqia kërcënon me falimentimin e saj dhe paraqet një listë me propozime të pamjaftueshme për reforma. Vendet e eurozonës i refuzojnë listat dhe e mbyllin pothuajse krejtësisht rubinetin e parave. Në këtë moment Athina nuk mund të shesë më bono shtetërore afatshkurtra. Banka Qendrore Evropiane e ka ndalur makinën e shtypjes për Greqinë.

Të dyja palët i bëjnë presion njëra-tjetrës, megjithëse përbetohen ndryshe. Publiku vuan dhe ngjethet, siç pritet në një tragjedi të vërtetë. Pyetja është vetëm se kur do të vijë katharsis, pastrimi, që do t’i sjellë publikut, në këtë rast taksapaguesit europian, shpëtimin? Greqia ka nevojë për para dhe kërcënon me largimin nga euro, si mjeti i fundit. Eurozona ka nevojë për Greqinë dhe përpiqet ta lërë pa gjë qeverinë në Athinë. Ata që vuajnë drejtpërdrejt janë grekët. Rritja ekonomike shkon drejt zeros, të ardhurat nga taksat bien, depozitat dërgohen jashtë vendit. Besimi i investorëve bie në zero. Sa do të zgjasë kjo më?

LEXO EDHE:  Lidrët Evropianë/ Greqia duhet të mbetet në Euro

Qeveria greke nga njëra anë me ndërgjegje nuk do të mund të përmbushte më obligimet e pagesës, atëherë Hellas do të ishte automatikisht jashtë eurozonës. Por eurozona nuk do t’i lërë punët të shkojnë deri këtu, BQE mund të vinte përsëri në dispozicon para emergjence. Në sekondën e fundit mund të jepej një kredi shpëtimi. Mosmarrëveshja e borxhit do të zgjatej gjithnjë e më shumë.

Nga ana tjetër Greqia mund të ndryshonte qëndrim dhe të plotësonte më të fund kërkesat e huadhënësve ndërkombëtarë. Atëherë do të kishte një zgjidhje financiare, por ditët e të majtëve dhe të radikalëve të djathtë në Athinë në postet qeveritare do të ishin ndoshta të numëruara, sepse nuk mund të mbahen premtimet e tepruara të fushatës. Do të pasonte rreziku i zgjedhjeve të reja dhe i kaosit të ri politik.

Skenarët për Greqinë, që mendohen në Bruksel, përfundojnë për fat të keq të gjitha si tragjedia greke, me rënien e heroit.

Dhe kjo në moment vetëm për shkak të disa miliardave, për të shpëtuar Greqinë gjatë javëve të ardhshme. Vështirësia e madhe do të jetë në verë. Atëherë duhet të përgatitet një paketë e tretë shpëtimi. Ndërmjet 20 deri 40 miliardë euro. Ose edhe pak më shumë, nëse qeveria në Athinë humbet edhe më shumë kredibilitet. Kështu këto ditët e fundit të marsit janë vetëm pjesa e parë e tragjedisë. Festivali i vërtetë grek vjen në verë.

Vetëm nëse Angela Merkel ndryshon mendim dhe e lë Greqinë të bjerë.
DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A do ta nxjerrë të pafajshëm Artan Gjermeni, ish-deputetin Salianji?!

Publikuar

-

Nga

Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar të zhvillohet proçesi gjyqësor në lidhje me çështjen e bujshme, “Babale”, një skenar që zili do ta kishte zili edhe Hollivudi, ku është i përfshirë ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi, Fredi Alizoti dhe i ashtuquajturi “Babale”, apo Albert Veliu.

Katër personazhe, të cilët rreth një vit më parë ngritën në këmbë opinionin publik duke sajuar një film aksion që fillonte tek ministri i Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafaj, tek vellai i tij Agron Xhafaj, që shkonte deri te kryeministri dhe emra të tjerë drejtues të lartë të mazhorancës, por edhe të opozitës.

Në atë kohë “Babalja” dhe Alizoti mbaheshin nga PD si dy “xhevahire”, por më pas gjerat filluan të zbërtheheshin një e nga një. Tani, pasi çështja shkoi tek Krimet e Rënda, përfundoi tek Prokuroria e Tiranës.

Prokurorët akuzojnë Ervin Salianjin dhe gazetarin Olldashi, si personat që kanë inskenuar gjithë atë zhurmë dhe tymnajë të ngritur në lidhje çështjen “Babale”.

Por, çfarë po ndodh në Gjykatën e Tiranës dhe a po përpiqet Artan Gjermeni, njeriu që po shqyrton çështjen, për ta nxjerrë të pafajshëm Ervin Salianjin dhe mikun e tij gazetarin Olldashi?

Burimet janë të ndryshme, lajmet janë kontradiktore. Dikush pretendon se Gjermeni është i majtë, dikush pretendon se për shkak të mos kalimit të Vettingut mund të bëjë qoken e radhës tek Salianji, e kështu me radhë.

Por, në korridoret e Partisë Demokratike, zërat thonë se Salianji do të dalë i pafajshëm dhe se gjithçka me Gjermenin është mbyllur, nëpërmjet dy linjave të tjera.

Linja e parë, bazuar te opozitarët është një lidhje e përfaqësueve ligjorë të Salianjit që nga fillimi i procesit penal me gjyqtarin Artan Gjermeni.

LEXO EDHE:  Sondazhi/Shumica e grekëve duan kompromis me kreditorët

LEXO EDHE:  Marrëdhënie të shkëlqyera gjermano-shqiptare në nivel ekonomik dhe politik

Një nga bashkëpunëtorët e Salianjit, i cili është në krah të tij dhe mbrojtës kryesor i tij ka një lidhje të fortë familjare me Gjermenin, çka çon në dyshime se mund të ketë marrë një premtim për pafajësi.

Një lidhje tjetër që ka rënë në duart e opozitarëve është edhe drejtuesi i Fokus Media, Irfan Hysenbelliu, i cili njihet për mbështetjen që ka ndaj Salianjit dhe ish-sekretares së tij Grida Duma. Kjo dyshe ka një suport të plotë mediatik nga mediat e Irfan Hysenbelliut.

Artan Gjermeni njihet për lidhjen e ngushtë dhe miqësinë e veçantë që ka me botuesin e mediave që nga ana tjetër është mik i ngushtë i Salianjit.

Këto janë dy tezat që qarkullojnë në korridoret e opozitës, për të nxjerrë të pafajshëm Ervin Salianjin.

Por, a do të mundet Gjermeni që ta nxjerrë të “palagur” ish-deputetin e PD-së, që ndezi flakë e zjarr një vit më parë politikën shqiptare.

Nga ana tjetër, teza se ai nuk kalon Vettingun, problemet me sistemin, janë një shans për Gjermenin, i cili shumë shpejt pritet të braktisë sistemin e drejtësisë.

Përtej çdo skenari “Babale” apo jo, tani gjithçka ka ngelë në dorën e Gjermenit. Gurët e shahut po luhen të gjithë. Salianji për pafajësi, dhe drejtësia për mosdrejtësi. Të shohim se çdo të ndodhë./ CNA.al

Alizoti “plas bombën” në Gjykatë/ Salianji na ofroi 200 mijë euro

Dosja “Babale”/ Salianji sjell prova të reja, si u manipulua zëri i Agron Xhafajt

“Çështja Babale”/ Alizoti “masakron” Salianjin: “Bëra çfarë më the për të marrë paratë, hap kamerat kur jemi takuar në PD”

“Kam bërë zërin e Agronit, lekët do mi jepte Salianji”/ Alizoti “fundos” ish-deputetin

Dosja “Babale”/ Salianji sjell prova të reja, si u manipulua zëri i Agron Xhafajt

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti Murrizi e thotë troç: PD-PS, pazare në kurriz të shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, njëherësh dhe zvendëskryetar i Parlamentit, ka goditur fortë dy forcat kryesore politike, PD-PS, duke i akuzuar se bëjnë pazare të ndyra në kurriz të shqiptarëve. Pazare që do tu kushtojnë pasi tashmë ka ardhur një tjetër “usta”

“Nuk është lojë shahu PD-PS. Bëjnë pazare në kurriz të shqiptarëve, por ka ardhur “usta” tjetër. Do pajtohen ose në burg të Recit ose do përfundojnë si ish-ministri Tahiri.  Kanë qejf që ta lënë kështu siç është. Tentojnë të bëjnë marrëveshje. Nesër deputetë të opozitës kanë mbledhje me ambasadorët. Do u them që nuk do jap konsensus pa ndryshuar sistemin zgjedhor, artikuloi deputeti Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shënim/ Pse fajin për zgjedhjet nuk e ka sistemi?

Publikuar

-

Nga

Sot në mesditë, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka rënë në një mendje me presidentin Ilir Meta, ish kreu i LSI-së, se përgjegjësi kryesor për situatën dhe krizën politike, që nga post 2008 , është sistemi zgjedhor. Një sistem për të cilin Ilir Meta bëri dhe grevë urie duke pretenduar se ishte shkatërrimtar për të. Por, në fakt, është po ky sistem që e bëri Ilir Metën vërtet polin e tretë politik në vend, me gati 19 deputetë, kur të gjitha forcat e mëdha i kishte kundër, jo shumë larg por dy vite më parë.

E kështu me radhë, lindi LSI-ja në 2009, në fakt si një forcë parlamentare, po nga ky sistem. E është po ky sistem që na prodhoi mandatet e djegura dhe një listë me individë që nuk i’u bindën partisë por hynë në Parlament dhe na treguan se Lulzim Basha vërtetë në vend të përfaqësuesve, të demokratëve dhe të shqiptarëve i kishte mbushur listat me sahanlëpirës, plaçkaxhinj, sharlatan, injorant, të pashkollë e gjithçka ndodhi ndodhej para, ashtu sikundër janë dhe shtresat e rilindjes në krahun tjetër, por nuk shfaqen, nuk flasin e nuk dëgjohen.

Po pse fajin nuk e ka sistemi?

Fajin nuk e ka sistemi për shkak se në Shqipëri problemi nuk është formula, pra mazhoritar, proporcional, mazhoritar i përzier me proporcional, listat e hapura apo listat e mbyllura.

Partitë politike në Shqipëri nuk funksionojnë si organizata të mirëfillta politike ku zgjidhesh, kalon një stad të caktuar, më pas largohesh, ka senate, ka njërëz me eksperiencë, dalin elita të reja e kështu me radhë. Nuk ndodh kështu! Është kryetari që vendos për të gjithë, pra kryetari është bajraktari i partisë. Ai që ka në dorë listat e deputetëve, ai që bën listat e komisionerëve, duke ia deleguar atij të degës, kryetari i degës përveç komisionerëve vendos dhe numëruesit, vendos drejtorët rajonal e kështu me radhë, bashkë me deputetët, e këta krijojnë një kastë të caktuar e cila është e gjitha në shërbim të bajraktarit në krye të partisë.

Prandaj, në thelb, në Shqipëri përtej asaj që artikulohet se sistemi është problem i madh, problem më i madh sot për sot janë kryetarët e partive, janë bajraktarët e tyre të cilët i trajtojnë ato si prona dhe biznese private. Ashtu siç është Edi Rama, ashtu siç është Lulzim Basha, po ashtu siç është dhe Ilir Meta, i cili partinë nuk pati besim t’ia linte më shumë se një muaj Petrit Vasilit, por ia kaloi gruas së tij.

Kështu është dhe Fatmir Mediu, që ka gjithë jetën kryetar, kështu është dhe Dash Shehi që ka gjithë jetën kryetar, kështu është Nard Ndoka, që ka gjithë jetën kryetar e kështu janë shumë e shumë parti në Shqipëri, të cilat janë formuar për të tjera, fillimisht idelale, apo të ndërtuara me të tjera qëllime, por që tani kanë katandisur si një tokë e xanun nga kryetarët e tyre, të cilët nuk lëshojnë një fije peri.

LEXO EDHE:  Sondazhi/Shumica e grekëve duan kompromis me kreditorët

LEXO EDHE:  Gjendet trupi i pajetë i një burri/ Ja dyshimet e policisë

E ky është thelbi i problemit. Çfarëdo lloj sistemi të përdoret në Shqipëri, a nuk ishte mazhoritari me proporcional, që shkaktoi “dushkun”? A nuk ishte proporcionali rajonal, me lista të mbyllura, që na solli këtë Parlament që kemi sot? Këtë palo Parlament që u mbush me kriminel e banditë nga kryetarët e partive, apo budallenj nga ana tjetër.

A nuk ishte sistemi mazhoritar i përzier me proporcional që në zona të drejtëpërdrejta na ka nxjerrë deputetë nga më të fëlliqurit? A nuk ka qenë direkt sistemi mazhoritarë që nëpër bashki u zgjodhën njerëz të inkriminuar, jo vetëm në 30 qershor por dhe në zgjedhjet e kaluara lokale! Prandaj thelbi i problemit është tek bajraktarët, tek kryetarët e partive dhë më pas zbret dhe poshtë tek elektorati, pra tek qytetarët, tek mungesa e një kulture të mirëfilltë politike dhe e një respekti të denjë ndaj votës. Pra shitblerja e saj, pazari që ofrohet nga bajraktarët, por edhe oferta që pranohet për shkak të varfërisë dhe problematikave të thella social-shoqërore.

Mirë do të ishte që kasta politike përtej sistemit të bënte disa hapa të tjerë. Të zgjidhte disa problem të tjera. Pra të kishte një marrëveshje kombëtare në lidhje me sjelljen politike, në lidhje me veprimet dhe aktet politike sesa të bënin hipokritin duke propoganduar se është sistemi ai që po na bëka gjëmën dhe për këtë të na qajë më shumë Ilir Meta i cili krijoi një parti gjobaxhinjsh dhe hajdutësh që sot, pra nga ky sistem, ka 19 deputetë të larguar, ish ministra të korruptuar por edhe 19 të tjerë që kanë hyrë brenda në Parlament që pa folur dhe pa hapur gojën kuptohet se çfarë janë. E më pas janë banditët e Ramës, e më pas vijnë dhe qesharakët e Lulzim Bashës të shitur e të blerë nëpër lista.

Ndaj mirë do të ishte të jenë një herë të sinqertë, e të mos i’a vënë fajin këtij sistemi. Ja ku është sistemi i Kosovës, le ta implementojnë. E kanë dhe sistemin e parë, mazhoritarin me proporcional  të përzierë, le ta provojnë, e kanë dhe këtë sistem që është le ta provojnë. Në çdo lloj forme, në çdo lloj mënyre, sërisht aty askush nuk do të pranojë humbjen, të gjithë do grinden me njëri-tjetrin, deputetët do shiten, listat do të vendosen sipas qejfeve të kryetarëve përsa kohë funksionon një forcë politike, apo shumica e forcave politike si sekte të bajraktarëve që i shfrytëzojnë për qëllime personale

Ky është thelbi i problemit dhe asgjë me shumë se sa kaq./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: