Berisha: Cubin Didi e hengri krimi i pushtetareve!
Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi...
Gjermania, Franca dhe Polonia do të ndërtojnë një strategji të përbashkët të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes në BE. Ato kërkojnë një prioritet më të lartë, mendojnë ministrat e Mbrojtjes.
Duke u nisur nga kriza aktuale në fqinjësi të Bashkimit Evropian, ministrat e Mbrojtejs nga Gjermania, Franca dhe Polonia kanë kërkuar një vlerësim më të lartë të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes. E domosdoshme është “që mbrojtja të ketë një prioritet në agjendën e BE-së”, konstatuan Ursula von der Leyen, Jean-Yves Le Drian dhe Tomasz Siemoniak, në takimin e tyre në të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Vajmarit”, të mbajtur në Potsdam. BE-ja kërkon një strategji të re të politikës së jashtme dhe të sigurisë. Kërkesa e tyre është formuluar në një letër që ministrat i kanë dërguar përfaqësueses së BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini. Letra duhet të nënshkruhet edhe nga ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve, të enjten në Breslau të Polonisë.
Përmirësimi i efektivitetit
Një prej qëllimeve është “zhvillimi i përbashkët i aftësive ushtarake” si dhe “bashkëveprimi në të ardhmen e industrisë evropiane të armatimeve”, kumtuan ministrat, pas ardhjes në selinë e komandës së njësive të Bundeswehrit për ndërhyrje, në Schwielowsee. Ministrat mendojnë se BE do të duhej në veöanti të koncentrohet tek “porogramet elementare për ngritjen e afëtësive” si: satelitët, dronat, mbushja e avionëve në ajër dhe sektori i internetit. Më tej, aftësia e ndërhyrjes së trupave të BE do të duhej të koncentrohej në të ashtuquajturin Battlegroups dhe duhet të forcohet aftësia e trajnimeve të BE në misionet jashtë. Njësia Battlegroups e BE me të paktën 1500 ushtarë ekziston prej vitit 2007. Por për shkak të dallimeve në interesat e jashtme politike të vendeve anëtare, këto trupa nuk janë dëruguar deri tani në asnjë mision.
Boshti evropian i NATO-s duhet të forcohet
“Duhet të jemi edhe më të shpejtë, duhet të jemi edhe më të mirë”, deklaroi von der Leyen në këtë takim. E domosdoshme është ngritja sistematike e aftësive dhe mundësive. Njëkohësisht “nuk duam të jemi në kundërthënie me NATO-n”. Për më shumë, “ne duam të kemi një bosht të fuqishëm evropian brenda NATO-s”, pohon ajo.
Le Drian foli për “një vizion të përbashkët evropian të mbrojtjes”. Për këtë të domosdoshme janë programet e studimeve në sektorin e mbrojtjes dhe mbështetja financiare. Ndërsa Siemoniak theksoi: “Neve na duhet si kurrë më parë një politikë e përbashkët e mbrojtjes”. Ministri përmendi në këtë kontekst konktliktet në Ukrainë dhe në hapsirën arabe.
Armatimet e reja
Më parë është bërë e ditur se Gjermania me rreth 210 milionë euro do të marrë pjesë në sistemin francez të satelitëve për zbulime. Sistemi Composante Spatiale Optique (CSO) duhet të pasojë satelitët e deritanishëm Helios. Sipas këtyre burimeve, Gjermania dhe Franca planifikojnë së bashku me Italinë të “zhvillojnë edhe një dimension të ri të dronave evropiane”. Bëhet fjalë për dronat zbuluese “Male”, e cila vlerësohet se do të kushtojë rreth një miliardë euro. Nocioni “Trekëndëshi i Vajmarit” ekziston që nga viti 1991, kur për herë të parë në këtë përbërje në Vajmar janë takuar ministrat e jashtëm Hans-Dietrich Genscher dhe konologët e tij francez dhe polak, Roland Dumas dhe Krzyztof Skubiszewski.
DW
Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi...
Ish Kryeminstri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar nëpërmj...
Parlamenti grek është shndërruar në skenë të replikave të as...
Menjëherë pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Shtetit...
Artan Didi dhe Artan Bajraktari, mësohet se janë miq të ngu...
Austria ka ngritur akuza për një 14 vjeçar për terrorizëm, p...
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se ai do t’i...
Ngjarjet e fundit duket se kanë qenë shkaku kryesor i dorëhe...
Drejtori i Pergjithshem i Policise Artan Didi, ka dhene dore...
Burime brenda policisë bëjnë me dije se kohët e fundit marrë...
Ngjarjet e fundit duket se kanë qenë shkaku kryesor i dorëhe...
Një çift bashkëshortësh të moshës së tretë është bërë pre e ...
Partia Demokratike ka shpallur dje katër kandidatët e propoz...
Pas dorëheqjes së Artan Didit nga detyra e Drejtorit të Përg...
Pas dorëheqjes së Aratan Didit mëngjesin e sotëm mësohet se ...
Deklaratë për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arbe...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi ka ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi ka ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shkuar për të takuar kre...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...