LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ALSAT 160 milionë borxh tek AMA/ Gazetarët dy muaj pa rroga

31 Mars 2015, 15:06, Denoncim CNA

TV Alsat i cili është pronë e biznesmenit Rezar Taçi, është i mbytur në borxhe. Janë rreth 166 milion lekë detyrime të papaguara pranë AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive). Këto detyrime pasqyrohen të plota në raportin që ky institucion i ka paraqitur Kuvendit.

Sipas raportit TV ALSAT ka dhjetra milionë leke detyrime të papaguara që fillojnë nga viti 2010 e në vazhdim. Kjo media satelitore por edhe me shtrirje analoge nuk ka problematikë vetëm borxhet ndaj institucioneve. Sipas raportit, ALSAT ka transmetive televizive numerike të paliçensuara në Tiranë, që prej vitit 2010.

Një problematikë tjetër në televizion pronë e biznesmenit të shume përfolur Rezar Taci, janë detyrimet ndaj stafit teknik, punonjësve dhe gazetarëve. Mësohet se prej 2 muajsh stafi i këtij televizioni ende nuk ka marrë rrogat, por ata vazhdojnë dhe punojnë. Burime thanë për Sahati.al se ky nuk është rasti i parë i vonesave por këtë herë vonesa po shkon me muaj.

Ende nuk ka asnje reagim nga Unioni i Gazetareve apo shoqatat e medias në lidhje me mos pagimin e punonjësve të ALSAT, ndërkohë që për detyrimet ndaj AMA priten veprime të tjera ligjore.

14:03 Denoncim

Vijon kaosi në QKR

Me javë të tëra kanë vijuar rradhët e gjata pranë Qendrës Ko...

Lajmet e fundit nga